Ambasada Amerikane në Prishtinë jep alarm sigurie: Shmangni grumbullimet e mëdha!
Pas alarmit në Evropë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka lëshuar alarm sigurie për qytetarët amerikanë që ndodhen në Kosovë, duke u bërë thirrje të jenë vigjilentë me afrimin e sezonit të festave.
Në njoftimin e publikuar Ambasada u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që të kenë kujdes ndaj mjedisit përreth dhe të praktikojnë masa të sigurisë personale. “Alarm Sigurie. Ndërsa afrohet sezoni i festave, qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë ndaj mjedisit të tyre dhe të praktikojnë siguri personale të shëndoshë dhe ndërgjegjësim situacional”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
