Albini po bllokon rolin e institucioneve të Serbisë në Republikën tonë!
Çfarë do të bëhet me opozitën edhe pas këtij shtatori të nxehtë?
Sa herë do të vdesin këta “trima e trimëresha” nga frika e formimit të qeverisë nga Albin Kurti?
Një befasi e pa këndshme për opozitën do të vjen shumë shpejtë, me këngën , “o kuku çka i bëra veti”, sepse votat për fituesin e rradhës Vetëvendosjen do të trefishohen, ndërsa shteti më pastaj do të drejtohet vetëm nga Albini dhe grupet e politikës së përbashkët! Atëhere besoj se keni me urrejtë edhe këshillat e Edi Ramës, me të cilat jeni ushqye, por do i vjellni furishëm!
Nëse funksionimi i shtetit kishte me përparue vetëm me bllokadat e përsëritura të opozitës, por edhe në emër të çlirimit, atëhere fitorja e plotë e Vetëvendosjes mbi mbeturinat e politikës së Beogradit si do të quhej më në fund?
Fatkeqësisht, ju do të vdisni edhe shumë herë, përderisa veproni në shtëpinë tuaj, por me mentalitetin e robit!
Me sa duket, nuk dëshironi të kuptoni këtë “listë të mallkuar” nga e cila si duket edhe jeni ushqyer!
Pse, më shumë e akuzoni Albin Kurtin se sa këtë degë të politikës së Beogradit?
Atëhere, çka të shpresohet nga i njëjti mentalitet?
Nuk u bëri fare përshtypje sjellja e sotme e “parlamentarit të Serbisë për Kosovën”!
Sipas kësaj zonjës, Bajrami, e cila është e frustruar për pushtet dhe autoritet në partinë e vetë, por edhe të gjithë të tjerët të cilët i kanë fut veshët në lesh, problemi me këtë listën serbe nuk duhet të zmadhohet, por duhet të përbihet si gjithënjë, përndryshe do të mbesin pa ndihmën e Grenellit, sepse Albini, pa mëshirë po bllokon rolin e institucioneve të Serbisë në Republikën tonë!
