Albian Hajdari pëson përsëri dëmtim, Hoffenheimi konfirmon mungesën e yllit të Kosovës
Mbrojtësi kosovar, Albian Hajdari ka pësuar një dëmtim të ri vetëm pak ditë pas rikthimit në stërvitje, ndërsa do të mungojë për disa javë, sipas njoftimit zyrtar të klubit gjerman.
Albian Hajdari është përballur me një tjetër goditje në aspektin fizik. Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës ka pësuar një dëmtim të ri vetëm pak ditë pas rikthimit në stërvitje, duke u detyruar të ndërpresë sërish punën me Hoffenheimin.
Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ku ka bërë të ditur se futbollisti ka dëmtuar fashitin plantar gjatë seancës stërvitore të së martës.
“Albian Hajdari dëmtoi fashitin plantar gjatë stërvitjes së djeshme dhe nuk do të jetë i disponueshëm për disa javët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Hoffenheimit.
Gute Besserung, Albi! Albian Hajdari hat sich beim gestrigen Training an der Plantarfaszie verletzt und wird in den nächsten Wochen nicht zur Verfügung stehen. https://t.co/ztz7WjGRJR — TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) October 14, 2026
Ky dëmtim vjen në një moment aspak të përshtatshëm për Hajdarin, i cili vetëm pak ditë më parë ishte larguar nga grumbullimi i Kosovës për shkak të një problemi fizik që e kishte penguar të luante në tri ndeshjet e fundit të Dardanëve në Ligën e Kombeve.
Pas rikthimit në stërvitje me klubin, mbrojtësi priste të rifitonte ritmin dhe të rikthehej në dispozicion të trajnerit, por dëmtimi i ri ia shtyn edhe më tej këtë objektiv.
Mungesa e Hajdarit për disa javë përbën një shqetësim si për Hoffenheimin, ashtu edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, pasi lojtari është një nga alternativat e rëndësishme në repartin defensiv të Dardanëve.
Tashmë, mbetet të shihet se si do të ecë rikuperimi i tij dhe kur do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë. /Telegrafi/
