TË FUNDIT

A do të jetë Lule Mustafa pjesë e Big Brother VIP Kosova?

Lule Mustafa ishte e ftuar në rubrikën “25 Pyetje” të Prive By LS, ku foli për mundësinë e një pjesëmarrjeje të ardhshme në Big Brother VIP.

E pyetur nëse do të bëhej pjesë e këtij formati, Lulja nuk e përjashtoi një mundësi të tillë, duke lënë gjithçka të hapur për të ardhmen.

“Nuk e di, nuk i dihet, ka mundësi”, u shpreh ajo, duke mos dhënë një përgjigje përfundimtare.

Lulja tregoi se në jetën e përditshme është një person i qetë dhe i butë, por pranoi se qëndrimi për një kohë të gjatë në shtëpinë e Big Brother VIP mund ta vinte në situata të vështira.

Ajo theksoi se do ta kishte veçanërisht të vështirë të përballej me persona që jashtë shtëpisë i njeh në një mënyrë, por që para kamerave shfaqin një personalitet krejt tjetër.

Madje, duke e trajtuar me humor këtë mundësi, Lulja tha se nëse do të vihej shumë në sprovë nga sjelljet e të tjerëve, mund të arrinte deri te “thyerja e ndonjë dritareje”.

Gjatë intervistës, ajo u pyet edhe për videot intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale. Lulja u shpreh e tronditur nga ajo që kishte parë, duke thënë:

“Jam tmerruar, jam shokuar”.

Ajo shtoi se nuk do të dëshironte të fliste më gjatë për këtë temë, pasi, sipas saj, nuk i përket asaj.

Lulja gjithashtu foli edhe për projektet në muzikë, planet e ardhshme dhe bashkëpunimet. /PrivebyLS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *