Del një parashikim i Ajnshtajnit i 1915-s: Astronomët shohin kohën teksa zgjerohet në universin e hershëm
Astronomët kanë parë një univers të largët derisa po lëvizte në mënyrë ekstremisht të ngadalshme, duke shenjuar herën e parë që efekti i çuditshëm i parashikuar nga Albert Einsteini të observohej në kozmosin e hershëm.
Shkencëtarët kuptuan që eventet dukeshin të lëviznin pesë herë më ngadalë kur universi ishte i vjetër vetëm 1 miliard vjet, ose vetëm një e dhjeta e moshës aktuale të tij, për shkak të mënyrës se si e zgjeron kohën zgjerimi i universit.
“I pamë gjërat duke ndryshuar pesë herë më ngadalë se sa sot,” – tha Geraint Lewis, profesor i astrofizikës dhe autori kryesor i Universitetit të Sidneit, raporton The Guardian.
Instant / Toka goditet nga një ‘shkulm energjie i pazakontë’ prej një galaksie të afërt
“Është sikur të shohësh një film me shpejtësinë të ngadalësuar.”
Sipas teorisë së relativitetit të përgjithshëm të Einsteinit, astronomët do të shihnin ngjarjet antike kozmike të ndodhnin më ngadalë se sa në kohët tona. Efekti, i njohur si zgjerimi i kohës, ndodh për shkak të zgjerimit të universit, siç është theksuar nga Einsteini në vitin 1915.
Një prej pasojave të zgjerimit të universit është që drita zgjatohet derisa udhëton në kozmos, duke i bërë gjatësitë valore më të gjata. Efekti shkakton që galaksitë antike të duken mëtë kuqe se sa që janë. Por, edhe koha po ashtu zgjatohet.
Astronomët në të kaluarën kanë parë yjet që shpërthejnë në lëvizje të ngadalta. Por, përpjekjet për ta parë zgjerimin e kohës në kozmosin shumë të hrshëm, të observuar me ndriqim ekstrem, kishin dështuar.