Blerim Latifi apel institucioneve: Kontrolloni vendbanimet serbe, BIA mund të inskenojë sulme ndaj serbëve të Kosovës
Analisti Blerim Latifi ka folur për situatën e tensionuar të sigurisë në Kosovë, pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe.
Latifi ka apeluar për kujdes të shtuar nga institucionet e sigurisë së Kosovës nëpër vendbanimet serbe. Ai ka thënë se BIA mund të inskenojë sulme mbi serbët, për t’i fajësuar shqiptarët.
Ai ka thënë se trazirat e vitit 2004 mund të përsëriten nëse nuk bëhet kujdes.
“Të ndërmerren vendbanimet rreth kishave, ne e dimë se si vepron BIA, se mundet ta inskenojë një sulm te vendbanimet serbe dhe situata mund të dalë jashtë kontrollit, siç ka dalë në 2004. Le të shërbejë ky mesazh që të kontrollohen vendbanimet, kishat, shkollat dhe ambientet ku gravitojnë serbët e Kosovës sepse mund të përsëritet 2004-a”, ka thënë ai në Pressing të T7.
“Kjo është një situatë, besueshmëria e institucioneve të Kosovës, te BE dhe SHBA, është shumë e ulët dhe çkado që themi ne… kot themi ky është fashist, ky është nazist, ata nuk dëgjojnë”, ka deklaruar Latifi.