Qeveria vendosi që të shfrytëzojë mjete financiare për punësimin e personave me nevoja të veçanta
![Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet](https://i1.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2020/01/denare-1.jpg?fit=1900%2C1267&ssl=1)
Në seancën e 106-të që u mbajt sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për shfrytëzimin e mjeteve nga Fondi i Veçantë për përmirësimin e kushteve për punësimin dhe punë të personave me nevoja të veçanta dhe financimin e masave për punësimin e personave të evidentuar si të papunë, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria në seancën e sotme miratoi Vendim për shfrytëzimin e mjeteve të pashfrytëzuara nga Fondi i Veçantë për përmirësimin e kushteve për punësim dhe punë të personave me nevoja të veçanta dhe për financimin e masave për punësimin e personave të evidentuar si të papune, derisa në lidhje me këtë, u shqyrtua Informacioni prej Agjencisë për Punësim në RMV”, raportojnë nga Qeveria.
Qeveria sqaroi që mjetet e pashfrytëzuara nga ky Fond i Veçantë, në vlerë të përgjithshme prej 130.000.000 denarë, do të shfrytëzohen për financimin e programeve aktive dhe masave për punësim.
F1 C Send an email 17:36, 06-12-2022