RMV, Qeveria solli vendim të anulohet vendimi për marrjen e nënshtetësisë së Onishçenkos
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se në mbledhjen e sotme vendosi të anulohet vendimi për pranimin e Oleksandër Onishçenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Nga Qeveria thonë se e miratuan vendimin pasi që e shqyrtuan njoftimin nga Ministria së Punëve të Brendshme, në të cilin informohet për mundësinë e heqjes së shtetësisë tashmë të dhënë, të cilën e ka kërkuar Qeveria në një mbledhje të mëparshme të Qeverisë. “Vendimi i sotëm i Qeverisë është bazuar në Ligjin për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Qeveria. Nga atje shtojnë se e kanë ngarkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të veprojë menjëherë pas vendimit të miratuar për anulimin e vendimit për pranimin e Onishçenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, më 31 maj, vendimi për dhënien e pëlqimit për shtetësi është bazuar në “dosjen e pastër”.
Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, ishte deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012 nga Partia e Rajoneve të ish-presidentit pro-rus Viktor Janukoviq. Pas ndërrimit të qeverisë në vitin 2014, ai u bë partner biznesi me presidentin e ri, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi lëndë kundër tij. Më pas ai u arratis në Spanjë.
Autoritetet spanjolle kishin vendosur ekstradimin e tij bazuar në fletarrestin ndërkombëtar nga Kievi, por Onyshenko arriti të ekstradohet në Gjermani. Ky shtet në vitin 2020 ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim.
- LEXO: Raporti i MPB-së për Onishçenkon është gati dhe do t’i dorëzohet Kuvendit dhe PP-së
- LEXO: Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të fillon procedurën për marrjen e shtetësisë së Onishçenkos
- LEXO: Agjencia e Sigurisë në Maqedoninë e Veriut i pranoi lëshimet në rastin e oligarkut ukrainas
- LEXO: Osmani për rastin “Onishçenko”: Pas hetimit të brendshëm të Qeverisë, duhet të ketë pasoja
- LEXO: Nuk ka pasur konsultime me partnerët e NATO-s për dhënien e pasaportës për Onishçenkon
- LEXO: RMV, u sulmua fizikisht kameramani i TV 24
- LEXO: Drejtori i ASK-së thirret në Kuvend për dhënien e nënshtetësisë së oligarkut ukrainas
- LEXO: Në Maqedoninë e Veriut mori shtetësi oligarku ukrainas i sanksionuar nga SHBA-ja
Fisnik Xhelili Send an email 15:00, 06-12-2022