Në Ditën e Tokës, Osmani iu flet për problemet mjedisore në Kosovë disa nxënësve të shkollave fillore
Në Ditën e Tokës, presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në zyrën e saj nxënës të disa shkollave fillore me të cilët foli mbi rëndësinë e mjedisit.
Osmani tha se mbrojtja e tokës është mbrojtje e shëndetit.
“Çdo ditë është Dita e Tokës. Bashkë me nxënësit e shkollave fillore “Mihal Grameno”, “Asim Vokshi”, “Fehmi Agani” dhe “Zenel Hajdini” diskutuam për problemet mjedisore në Kosovë dhe zgjidhjet konkrete. Mbrojtja e tokës është mbrojtje e shëndetit tonë”, ka shkruar Osmani.