Kurti uron qytetarët e Kosovës: Urime liberalizimi, kësaj radhe përnjëmend
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës për vendimin e BE-së për heqjen e vizave për Kosovën.
Pas nënshkrimit të vendimit për liberalizmin e vizave qytetarët e Kosovës nga 1 janari do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen të BE-së.
Kurti duke ju referuar shumë urimeve që janë bërë në të kaluarën për kët proces ka thënë se kësaj radhe është përnjëmend.
“Dje u mor vendimi. Sot u nënshkrua. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët do të mund të udhëtojnë lirshëm e pa viza në zonën schengen të Bashkimit Evropian. Urime të gjithëve liberalizimi i vizave. Kësaj radhë përnjëmend!”, ka shkruar Kurti në Instagram.