NASA zbret në Tokë domatet “aIiene”
Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA ka kthyer në Tokë mostrat e disa domateve të rritura në Stacionin Hapësinor, si pjesë e kërkimeve që po kryen në lidhje me kultivimin e bimëve, ndryshimin e muskujve për shkak të gravitetit apo sigurinë nga zjarri.
Këto fruta u transportuan në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida, ku shkencëtarët do të kryejnë analiza shtesë përpara se graviteti i Tokës të japë ndikimin e tij.
Domatet u kultivuan në ndarjen “Veggie” të stacionit ku u ekzaminuan efektet e dritës dhe cilësia e plehrave në prodhimin e frutave, si dhe siguria mikrobike dhe vlerat ushqyese.
Sipas NASA, aftësia për të rritur bimë në hapësirë po kryhet për të përmirësuar jetesën e anëtarëve të ekuipazhit për misionet e ardhshme afatgjata.
Ekuipazhi kreu tre korrje në ditët 90, 97 dhe 104 duke ngrirë domatet së bashku me mostrat e ujit dhe materialin e rritjes.