“Rrugët e Maqedonisë“: Rrugët po pastrohen pa ndërprerje, qarkullimi zhvillohet normalisht
Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë“ njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, por në rrugë të lagështa.
Ekipet janë mobilizuar plotësisht dhe po punojnë vazhdimisht në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, veçanërisht në qafat malore.
Autoritetet u bëjnë apel shoferëve të kenë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe të respektojnë sinjalizimin rrugor.
Gjithashtu, rikujtohet detyrimi për pajisje dimërore në automjete.
