Policia bastis qendrën stërvitore të klubit brazilian dhe arreston sulmuesin pas dyshimeve për tentim vrasje
Sulmuesi i ekipit brazilian Vasco da Gama, David Correa u arrestua në qendrën stërvitore të klubit në Rio de Janeiro. Policia dyshon se ai ka bërë një tentativë vrasjeje, anëtarësim në një organizatë të armatosur kriminale, trafik droge dhe shtrëngim në procedurat gjyqësore, ndërsa hetimi e lidh atë me anëtarë të bandës famëkeqe Comando Vermelho.
Arrestimi është pjesë e fazës së dytë të operacionit policor "A Tropa", të udhëhequr nga policia civile e shtetit të Espirito Santo. Në të njëjtin operacion u arrestua edhe Hayner, mbrojtësi i djathtë i Vila Nova, i cili u dorëzua në polici i shoqëruar nga një avokat. Të dy janë nga Espirito Santo dhe mohojnë të gjitha akuzat.
Correa u mor në pyetje në gusht dhe mohoi përfshirjen në trafikun e drogës dhe armëve. Policia kontrolloi shtëpinë e tij në lagjen Barra da Tijuca dhe qendrën e stërvitjes së Vascos, dhe në fund të tetorit ai u detyrua të dorëzonte pasaportën e tij dhe u ndalua të largohej nga vendi.
🚨 Absolutely mind-blowing scenes as police arrest Vasco da Gama forward David Corrêa at the club's training ground this morning.Officers arrived at the facility and took the player into custody during a training session. 🤯🤯https://t.co/Eip5CoGL68 — Transfer News Live (@DeadlineDayLive) November 26, 2026
"Ne u habitëm nga vendimi. Masa është ekstreme dhe e panevojshme", tha avokati i tij Silmar Junior. Ai pretendon se Correa ka bashkëpunuar me autoritetet dhe ka respektuar të gjitha masat, dhe mbrojtja ka kërkuar lirimin e tij. Vasco konfirmoi arrestimin dhe ia vuri në dispozicion departamentin e saj ligjor lojtarit.
Ka luajtur për Sao Paulo dhe Cruzeiro
Correa, 30 vjeç, ka lindur në qytetin Serra, Espirito Santo, dhe njihet me pseudonimin DVD. Ai bëri emër në Vitoria, dhe ka luajtur gjithashtu për klube si Sao Paulo, Cruzeiro, Internacional dhe Fortaleza. /Telegrafi/
