Melania ia tërheq dorën Trumpit para kamerave, videoja bëhet virale në rrjetet sociale
Një video e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe bashkëshortes së tij, Melania Trump, është shpërndarë gjerësisht në rrjetin social X, duke tërhequr vëmendjen për një moment të veçantë mes çiftit.
Pamjet tregojnë presidentin duke tentuar të përshëndesë gazetarët e mbledhur para Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Melania e kap për dore dhe e tërheq në drejtim të helikopterit, duke i bërë të qartë se ishte koha për t'u nisur.
Çifti presidencial ishte nisur të martën drejt Floridës, ku planifikonin të kalonin Ditën e Falënderimeve në rezidencën e tyre në Mar-a-Lago. Para udhëtimit, Trump mori pjesë në ceremoninë tradicionale të faljes së gjelave të detit. Këtë vit, dy gjelat e quajtur Freedom dhe Feathers u shpëtuan nga therja.
Videoja e largimit të çiftit presidencial u analizua edhe nga ekspertja britanike e gjuhës së trupit, Judi James, për gazetën “Mirror”. Sipas saj, veprimi i Melanias mund të jetë një tregues interesant i dinamikës së marrëdhënies mes bashkëshortëve.
James shpjegoi se Trump rrallëherë e humb mundësinë për të pozuar para kamerave ose për të biseduar me gazetarët, ndërsa në këtë rast Melania dukej se dëshironte të vazhdonin rrugën drejt helikopterit pa u ndalur.
God bless President Donald J. Trump, First Lady Melania Trump, and the American people. Wishing everyone a joyful and blessed Thanksgiving! 🇺🇸🦃 https://t.co/3jl0zq9ahZ — TechAmerica (@techamericaofcl) November 26, 2026
Ekspertja e krahasoi sjelljen e saj me atë të një nëne që përpiqet ta largojë fëmijën nga një dyqan lodrash. Ajo vuri në dukje se fillimisht Melania kishte një buzëqeshje në fytyrë, por shprehja e saj ndryshoi në momentin kur bashkëshorti tentoi të afrohej drejt gazetarëve.
Megjithatë, sipas James, presidenti nuk dukej se ishte bezdisur nga veprimi i së shoqes. Në momentin kur po hynin në helikopter, Trump vendosi dorën në shpinën e Melanias, gjest të cilin ekspertja e interpretoi si shenjë se ai nuk e kishte problem që bashkëshortja të merrte iniciativën.
Një interpretim të ngjashëm bëri edhe analisti i gjuhës së trupit, Chris Pardoe. Ai vuri re se Trump fillimisht po ecte përpara Melanias, por situata ndryshoi sapo vëmendjen e tij e tërhoqën kamerat.
Sipas Pardoes, pamjet tregojnë një dinamikë të barabartë mes çiftit presidencial: Trump përcakton drejtimin në të cilin do të lëvizin, ndërsa Melania kujdeset që të respektohet orari dhe të mos vonohen. /Telegrafi/
