TË FUNDIT

A kanë arsye plot shqiptarë të festojnë më 29 nëntor?

Në fund të çdo nëntori ne shqiptarët si KOMB kemi në kalendarë dy ditë festash. Por, të paktën prej 35 vitesh është bërë e qartë, e kuptueshme, bindje masive se vetëm 28 NËNTORI 1912 është FESTË E VËRTETË! Për 29 nëntorin 1944 shumica e të vërtetave të përjetuara, e shifrave të propaganduara, e sukseseve dhe fitorjeve të sajuara dhe e krimeve, gabimeve, gjëmave, eksperimenteve të dështuara me ekonominë e vendit dhe me jetët e shqiptarëve, japin fakte dhe arsye të panumërta të mendohet dhe thuhet me plot gojën dhe bindjen se kjo ditë nuk meriton të shpallet e të nderohet si festë!

Natyrisht, pa e ul respektin dhe mirënjohjen për 1-3 vitet e luftës që bënë rreth 30.000 partizanë çetash dhe brigadash(jo 70.000) e sidomos për rreth 4800 dëshmorët dhe viktimat( jo 28.000), E VËRTETA nuk na lejon ta pranojmë dhe festojmë si festë! Sepse, më 29 nëntor 1944 Shqipëria dhe shqiptarët u çliruan nga pushtuesit italianë dhe gjermanë e ranë, si nga shiu në breshër, nën pushtimin gjase komunist, nën këmbët e një njeriu si Enver Hoxha, që ka hyrë e do të mbetet në histori si mashtrues, si antishqiptar, si DIKTATOR…!?

A mund të pranohet pa u revoltuar apo pa qesh sa të dhembin brinjët se “Enveri e bëri Shqipërinë me ekonomi, industri minerare dhe energjetike të fuqishme si dhe me bujqësi të rendimenteve të larta(shumica në shifra të fryra apo mashtruese?! Se Enveri e bëri “Shqipërinë socialiste” me arsim me shtrirje mbarëvendore, deri në nivelin universitar, kur në shumicën e fshatrave kishte klasa kolektive e kur programet dhe tekstet ishin me politizim dhe enverizim absurd dhe ekstrem, nga a-ja deri tek zh-ja? Se Enveri e bëri dhe e la Shqipërinë me shëndetësi edhe në fshatra të thellë e të largët, ndërsa nëpër spitale dhe ambulanca kishte mungesa të shumta në aparaturat moderne të kohës dhe për ilaçe me cilësi të lartë?! Se Enveri e bëri dhe e la Shqipërinë me transport automobilistik, kur rrugët ishin me dy korsi dhe mbush me gropa, sa rreth 160-175 km Tiranë-Kukës, Tiranë-Korçë, Tiranë-Sarandë…, bëheshin për 7-8 orë dhe me dhimbje të forta në veshka e kocka si dhe me transport hekurudhor, kur lokomotivat ecnin me shpejtësi rreth 30-40 km në orë?!

Se Enveri e bëri dhe e la Shqipërinë me ushtri moderne dhe të fuqishme, sa “mund të fitonte edhe me ushtritë e NATO-s e të BS bashkë”…, kur nëse do ta kishin ndërmend ata, mund të futeshin në vilën, kabinetin, tunelin, bunkerin, wc-në… e Enverit, për 1-3 muaj”?! A mund të besohet nga njerëzit me nivel normal mendor, logjik, intelektual…se nga 29 nëntori 1944 e deri ditën kur iku nga jeta tokësore, me 99.999% në ferr, se “Enver Hoxha ngriti nga mjerimi mesjetar nivelin e jetesës të popullit shqiptar, kur i la edhe pas mesnatës së 11 prillit 1985 shumicën e shqiptarëve nëpër radhët e gjata për të marrë me tollona, në dyqane ku edhe minjtë mund të thyenin dhëmbët apo të vdisnin nga uria, ato ushqime me gramatura të pakta e me autorizime, pas disa viteve, një tv bardhë e zi, një frigorifer, një makinë larëse; një kabinë druri apo një dhomë me sipërfaqe 6, 8 metra katrorë në plazhe?! E pra, fare SHQIP e troç, si mund t’i jepen të gjitha meritat për drejtimin e një shteti për mbi 40 vjet një njeriu kontrovers e pervers, me shumë mungesa e mangësi!

Për më keq, bosh për nga njerëzillëku, nga besa, keqardhja, mirënjohja edhe për njerëz të familjes, shokë, miq, bashkëpunëtorë, që i kishin bërë vetëm të mira, deri duke e mbajtur me muaj dhe vite me një krevat, me lekë dhe me bukën e gojës; duke i shpëtuar kokën, karrierën, fronin…!!!??? Si mund të harrohet se nëpër ministri kishte ministra me diploma universitetesh amerikane, angleze, italiane, franceze, sovjetike si dhe kuadro me diploma nga universitetet polake, çekosllovake, hungareze, rumune, bullgare, gjermano-lindore e deri më1961 këshilltarë nga këto vende?! Si mund të thuash se vrasjet dhe vetëvrasjet ishin në nivel minimal, kur Enveri ka vrarë, nëpërmjet spiunëve dhe xhelatëve, që nuk ia bënin fjalën dy, nga 5 maji 1942 e deri sa ngordhi me mijëra "armiq të partisë e të popullit", gjeneralë, gazetarë, shkrimtarë, për një dashuri, për fjalë goje, për një poezi, këngë, edhe më shumë se ushtritë pushtuese italiane dhe gjermane bashkë?

Si mund të quhet e drejtë dhe normale kur ai, një liceist jo ekselent Korçe, domethënë një shkollëmesëm, bënte profesorin dhe prokurorin para SPECIALISTËVE, PROFESORËVE, GJENERALËVE, SHKENCETARËVE…!? Është absurde e për t’u shqetësuar seriozisht si popull e shoqëri që tufa apo kope enveristësh të lashtë apo më të rinj, në zyra të piramidës politike, qeverisëse dhe shtetërore të pas 1990-tës e deri në vende kapitaliste, ku prej 35 vitesh e më pak kanë gjetur parajsa tokësore, vazhdojnë edhe tani, në fund të vitit 2026, ta duan dhe nderojnë kohën e diktaturës enveriane dhe vetë Enverin!

Ndërsa mijëra viktimat e persekutimeve çnjerëzore prej Enverit dhe diktaturës së tij nuk mund t’i harrojnë dhe falin masakruesit e tyre fizikë, shpirtërorë, jetësorë…dhe mund t’u vërsulen xhelatëve të tyre me një tufë pyetjesh fshikulluese, edhe më shumë se shufrat e thanës: – Si nuk ndjeni turp që e zbukuroni atë periudhë; që mohoni vuajtjet e shumë shqiptarëve, në veçanti të grave e fëmijëve?!

Si nuk ju vret aspak ndërgjegja që vazhdoni të mohoni mashtrimin e fëmijëve nëpër shkolla, ku nga tekstet dhe mësuesit u thuhej se gjithçka kishin ishin vepra dhe dhurata të ”nënës parti” e të “xhaxhit Enver”, thua se prindërit e tyre nuk punonin e nuk fitonin as bukën e tyre të gojës?! Nuk është e drejtë, e logjikshme, e nevojshme te bëhemi nostalgjikë për atë periudhë, vetëm sepse situata e tanishme në Shqipëri, edhe pas 82 vjet qeverisjesh gjase socialiste e gjase demokratike, është masivisht mjerane e skandaloze, shumë larg premtimeve të PD-së dhe PS-së më 1991-1992 e deri në fund nëntor 2026. Apo me ca përmirësime sipërfaqësore e jo ndjeshëm jetësore, nga mijëra pallatet, vilat, kullat, resortet nëpër plazhe; nga 10-12 milionë turistët e huaj në vit…!?

Nga çdo anë që ta analizosh, del përfundimi se kjo gjendje e vështirë, sidomos në paga e pensione, në nivelin e jetesës; me plotpushtetizimin e pafre, deri në enverizim të Edi Ramës; të korrupsionit, të kultivimit dhe trafikimit të drograve e të industrisë së pastrimit të qindra milionave dhe të miliardave prej tyre, të emigracionit të pandalshëm…, është rrjedhojë e kohës dhe e trashëgimisë të Enver Hoxhës Nostalgjikët e enverizmit kanë paturpësinë të shprehen se në kohën e tij jetonim më mirë, kur në qytete, një familje me 4-8 frymë, jetonte në një apartament 1plus 1 ose 2 plus 1, me sipërfaqe 40-60 metra katrorë e me një komoditet të varfër dhe uniform?!

Kur në shumicën e apartamenteve kishte furrnela me vaj guri që merrej me rradhë për disa orë, me të cilat gatuhej në nevojtore!? Enveristët fanatikë bëjnë sikur harrojnë edhe gjendjen e mjerueshme në fshatra. Fshati socialist që prodhonte edhe grurë, hante bukë gruri e misri, si tulla! Për më keq, në kohën e tufëzimit, nuk iu lejua të mbanin as pula e gjela, rosa e pata… Tufat e enveristëve kapen fort tek fakti se në kohën e Enverit të tyre kishte qetësi, sa edhe femrat mund të lëviznin, edhe nga mesnata vetëm apo me grupe të vegjël. Por, enveristët fanatikë deri në çmenduri bëjnë sikur harrojnë se vrasjet, vetëvrasjet, përdhunimet e femrave… i bënte vetë Enveri dhe shteti i tij, me duat e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve, oficerëve të sigurimit e të policisë, të drejtorëve, sekretarëve të partisë, kryetarëve të kooperativës, brigadierëve…!?

Nuk mund të harrohet se në kohën e Enverit, në shumicën e vendeve të punëve në institucione, ndërmarrje, (në ushtri, polici, sigurim… ca më e lartë) paga mujore ishte 450-850 lekë në muaj!? Ndërsa në kooperativa bujqësore, dita e punës paguhej 3-12 lekë, duke i detyruar shumë familje të punonin me vite për të larë borxhin!? Të burgosurit e të internuarit jetonin në kushte të tmerrshme trajtimi, ushqimi, përkujdesjeje shëndetësore, sa qindra nuk arritën të dilnin të gjallë!? Shumica e enveristëve, masivisht ish ushtarakë, ish aparatçikë e pensionistë, bëjnë sikur kanë harruar se Enveri i zemrave të tyre, zhduku qindra intelektualë të diplomuar jashtë vendit, kur erdhi në pushtet me 1944-ën!?

Gjithashtu, bëjnë sikur harrojnë se ai i izoloi shqiptarët edhe nga familjarë e kushërinj në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Greqi…, deri aty se e rrethoi brezin kufitar me tela me gjemba e zona kloni, ku nëse duhej të shkoje tek njerëzit e tu apo tek miqtë në zonat kufitare, për ngjarje të gëzueshme ose fatkeqësie, duhej të merrje leje në Ministrinë ose Degën e Punëve të Brendshme? çdo 3-4 vjet do të sajonte e shpallte vetë grupe armiqësore në arsim, kulturë, bujqësi, industri, në shkencë e mjekësi, në ushtri e polici…!?

Për më tepër, pa nguruar të pushkatonte edhe ajkën e ushtrisë popullore, anëtarë të Byrosë Politike, gjeneralë dhe heronj të popullit, që kishin bërë luftën për liri si drejtues të njësive partizane dhe të ushtrisë popullore, ndërsa ai hante e pinte dhe flinte nëpër çadra e baza të luftës me “vëllezërit jugosllavë”, Miladinin e Dushanin si dhe me ushtarakët e misioneve amerikane dhe britanike…?! Një thirrje e sinqertë për “kopenë njerëzore” të enveristëve të 3 brezave: meqenëse nuk ndjeni shtytje të brendshme dhe presion ligjor për pendesë dhe ndjesë, do të ulnit stivën e ligësive, të këqijave, krimeve dhe denjësinë e ferrit për shpirtrat tuaj, nëse nuk vazhdoni t'i gënjeni fëmijët tuaj, nipër e mbesa, lindur pas vitit 1985, se "Enveri ishte kolos, klasiku i gjallë apo i fundit i marksizëm-leninizmit, udhëheqës legjendar, shqiptar i madh"…, kur në të vërtetë ai u bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve gjëma të shumta e të mëdha, me rrjedhoja të përjetueshme e ndikuese edhe sot, sa me shumë gjasa nuk do t'ua bënin as Serbia dhe Greqia me ushtri!!! Përfundimi i logjikshëm del lehtësisht!

Duke u bazuar tek fakti i përjetueshëm se enverizmi, kopje e keqe e stalinizmit dhe titizmit, nëpërmjet edramizmit, është në pushtet edhe sot e kësaj dite, shumica e shqiptarëve, nuk kanë arsye zemrash ta ndjejnë dhe festojnë si ditë feste 29 nëntorin 1944!!! Kështu që mbetet të uojmë me gjithë zemër e me zë të lartë: GËZUAR 28 NËNTORIN!

Ta përmendësh emrin e prof. dr. Kolë Krasniqit, pinjollit të trungut të fisme të Krasniqes, është një krenari dhe privilegj i veçantë. Pikërisht të shkëmbesh mendime me një intelektual të mirëfilltë,…

Një ditë para 28 Nëntorit, kur në Tiranë pritet një tjetër protestë e madhe kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama i ka thënë gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung se ka prova më se të mjaftueshme që Moska dhe…

"Tradhtia evropiane ndaj popullit shqiptarë" përshkon një linjë të gjatë historike, në të cilën fuqitë dhe institucionet e mëdha evropiane hartuan kufij, lidhën marrëveshje dhe ndoqën politika mbi kurrizin e…

Nga robëria e një perandorie në fronin e lirisë: Si e panë kronistët dhe strategët europianë Gjergj Kastriotin si kryegjeneral të qytetërimit perëndimor, dhe pse 28 Nëntori i Krujës mbetet sot busulla e mbijetesës, humanizmit dhe…

Bota po hyn në një fazë të re të transformimeve gjeopolitike, ku raportet tradicionale të fuqisë po rishikohen, aleancat po testohen dhe interesat strategjike të shteteve po marrin forma të reja. Rendit ndërkombëtar, i cili për dekada…

Në debatin publik shqiptar, pyetja se cilët janë faktorët që pengojnë ose ngadalësojnë integrimin evropian të Shqipërisë shpesh mbulohet nga zhurma e përplasjeve politike dhe nga përpjekjet për t'ia atribuar…

Sot skadon afati që mbrojtja e katër ish-drejtuesve të UÇK-së dhe Prokuroria e Specializuar t'i njoftojnë Dhomat e Specializuara në Hagë se cilat pjesë të aktgjykimit të 16 shtatorit kundërshtojnë. Që mbrojtja do të…

U dha vendimi i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë. Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit iu shqiptuan nga 25 vite burg. Ndërsa Kadri Veselit 18 e Rexhep Selimit 13 vite. Shoqata e Veteranëve të Luftës në Kosovë u revoltua. Jo kundër…

E kotë është për Kosovën edhe qeverisja e re e formuar nga studentët serbë. Edhe këta profesorë doktorë të qeverisë serbe nuk e ndryshojnë kurrsesi mendësinë e Çubrilloviqëve, Millosheviqëve dhe…

Sot, më 27 nëntor, skadon afati që mbrojtjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit t'i paraqesin Dhomës së Apelit në Hagë njoftimet se cilat pjesë të aktgjykimit të 16 shtatorit i kundërshtojnë….

Debati i hapur nga Kujtim Sadriu lidhur me përfshirjen e deputetit shqiptar Visar Memeti në delegacionin parlamentar të Republikës së Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) meriton…

Shqiptarët do e realizojnë veprën madhore të Sylejman Vokshit, Abdyl Frashërit, Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Adem Jasharit etj., atë të Shqipërisë etnike, pavarësinë e së cilës patriotët…

Më 20 nëntor, institucionet e Kosovës rrënuan dy shtëpi pa leje buzë Liqenit të Ujmanit, dhe Beogradi reagoi si gjithmonë, sikur të ishte fjala për territorin e vet. Nuk është. Ujmani është Kosovë, dhe ligji atje zbatohet…

Një ditë pas samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kosova ka në dorë tri gjëra: një deklaratë me të cilën u rreshtua, ndryshe nga Serbia, një kërkesë për statusin e vendit kandidat që ende pret përgjigje…

Pa hyrë në debatet e politikës së ditës, vura re se me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, deputeti Taulant Balla ndau në rrjetet sociale një pasazh të njohur nga filmi "Kush vdes në këmbë", ku rilindasi…

Me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 25 tetor 2026, skena politike e Serbisë përballet me sfida të rëndësishme politike dhe diplomatike, veçanërisht sa i përket vazhdimit të dialogut me Bashkimin Evropian dhe ruajtjes…

Për ju që fyheni për kisha e xhamia dhe për të ashtuquajturit “profetë”, të cilët as nuk lindën në tokën tonë, as nuk folën gjuhën tonë dhe asgjë për ne nuk bënë. Ndaleni demagogjinë…

Nëse procesi aktual i zgjerimit të Bashkimit Evropian do të bllokohej ose do të vonohej ndjeshëm, mund të merren në konsideratë disa alternativa për të ruajtur lidhje më të ngushta ndërmjet BE-së dhe vendeve…

Në njërën prej metropoleve më të mëdha të kapitalizmit botëror, në Nju-Jork, po zhvillohet një debat që tejkalon kufijtë ideologjikë të së majtës dhe së djathtës: a duhet të jetë banimi ekskluzivisht…

Samiti i Brukselit u mbyll me fjalët që i dëgjojmë çdo vit. Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, tha se zgjerimi është mundësi reale dhe duhet shfrytëzuar. Kosova e dëgjoi këtë fjali si i vetmi vend i rajonit pa…

Ekziston një paradoks i madh në arsimin e lartë shqiptar: flitet vazhdimisht për universitete, tituj akademikë, grada shkencore, reforma, cilësi mësimdhënieje dhe kërkim shkencor, por publiku nuk ka një pasqyrë të plotë, të…

Kur kriza e shtetit prek demokracinë, ekonominë, arsimin dhe të ardhmen e një kombi Protesta qytetare nuk është thjesht një grumbullim njerëzish në shesh dhe as një reagim emocional ndaj një vendimi të caktuar politik. Ajo…

Zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi krijuan një situatë të re për rajonin, e ndoshta, më së pari, për ne në Kosovë. Lista Studentore fitoi 140 nga 250 mandatet e Kuvendit të Serbisë. Me kaq deputetë, ajo ka shumicën për të…

Në një publikim në LinkedIn, më 25 nëntor 2026, Ylli Bajraktari, pas vizitës së tij në Prishtinë, ka shprehur pikëpamjet e tij personale lidhur me qasjen e pabarabartë të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke…

Historia e Kosovës nuk fillon me uniformën ushtarake, as me themelimin e partive politike të pasluftës. Ajo është produkt i një procesi të gjatë emancipues, arsimor, ekonomik, kulturor, institucional dhe kombëtar, në të cilin breza të…

Orientimi evropian i Kosovës nuk është zgjedhje taktike, por përcaktim strategjik dhe kushtetues Kosova është ndër shoqëritë më të orientuara drejt Bashkimit Evropian dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor. Ky…

Nëntori është muaji i Shenjtë i shqiptarëve, muaji i dritës, i lavdisë dhe i rilindjes sonë kombëtare. Ai nuk është thjesht një faqe kalendari, por vetë tempulli ku ruhet kujtesa e përjetshme dhe pavdekësia e kombit…

Në një intervistë për “Bota sot”, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja e NDS-së, Emilija Rexhepi, ka folur për punën e Qeverisë Kurti, sfidat në zhvillimin ekonomik dhe rolin e opozitës në Kuvend. Ajo e…

Liderët e Bashkimit Evropian ulen sot pasdite në Bruksel me përfaqësuesit e pesë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Karrigia e Serbisë do të mbetet bosh, ndërsa Kosova vjen si i vetmi vend i rajonit pa status kandidati. Për qindra…

Vendosja e busteve të figurave të shquara të historisë shqiptare në hapësirat e institucioneve fetare është një çështje që meriton trajtim më të thellë sesa një ceremoni përurimi apo një akt simbolik…

Ngjarjet me rëndësi historike ndodhën në tri etapa të rëndësishme, të udhëhequra nga fytyrat më të ngritura kombëtare në kohën dhe momentin historik, në mbrojtje të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare të…

E kam përcjellë me vëmendje situatën dhe skandalin e paraqitur në varrezat e Rrmajit në Shkodër, varreza të cilat, ditë më parë, u vizituan nga një grup i dyshimtë serbësh nga Serbia, veprimtaria e të cilëve ngre…

Ali Ahmeti, përpara se ta kritikojë dhe t’i dërgojë letër ministrit aktual të Drejtësisë, Jeton Shasivari, do të ishte më e udhës t’u kërkonte llogari ministrave të Drejtësisë që BDI-ja pati gjatë dy…

Një muaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkoi sot paraburgim për katër persona. Mes tyre janë ish-vjehrra dhe një ish-kunat i saj, të dyshuar se ndihmuan në vrasjen…

Ky shkrim nuk u pëlqen nostalgjikëve, ishklasës sunduese të ishbyroistëve, ishantarëve të KQPPSH, komunistëve të devoshëm , ishsigurimsave të shtetit; nuk u pëlqen as intelektualëve servilë e sahanlëpirës të…

Duke e vrarë mendjen për të kuptuar mesazhet, kërkesat, urdhrat, kërcënimet… që përcillnin dy figurat apo simbolet në derën time, në mbrëmjen e vonë të ditës së premte, 20 nëntor, po rendis disa hamendësime…

Tri ditë para afatit për njoftimet e apelit në Hagë, Kuvendi i Kosovës pret një tekst të ri për Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ligji i miratuar më 6 tetor ka ngelur në mes të rrugës. Presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu…

Protestat masive që përfshinë Pragën më 15 nëntor 2026 përbëjnë një nga ngjarjet më domethënëse të zhvillimeve politike në Evropën Qendrore gjatë këtij viti. Qindra mijëra qytetarë…

Më 19 nëntor u mblodhën në Shenzhen të Republikës Popullore të Kinës tre liderët kryesorë të botës: presidenti amerikan Donald Trump, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin. Ngjarja u cilësua si historike, sepse…

Më 22 nëntor 2026, në oborrin e Kishës së Shën Abrahamit në Llapushnik të Drenasit, u përuruan bustet e tri figurave të shquara të historisë kombëtare shqiptare: Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, imzot Pjetër Bogdanit…

Të mërkurën, në samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kosova do të ulet sërish si i vetmi vend i rajonit pa status kandidati. Kryeministri Albin Kurti tha sot për gazetën irlandeze “The Irish Times” se Kosova nuk kërkon…

Zgjimi i Një Kombi të pandarë është Bashkimi në Një Shtet të vetëm Viabël Shqiptar. Jo më zgjedhje apo dëshirë, por është Domosdoshmëri për fuqi dhe qetësi! I krijoi I Madhi Zot trojet tona në…

Orbán dhe Rama dridhen: A ka ardhur ora e llogarisë për autokratët e Evropës? A është tani radha e Orbánit dhe Ramës? Analistët pyesin sa larg janë Orbán dhe Rama nga i njëjti skenar. Ish-presidenti serb Aleksandar…

Inaugurimi i djeshëm i monumenteve kushtuar tri figurave madhore të kombit shqiptar, në oborrin e Kishës Katolike në Llapushnik, më la mbresa të veçanta. Pikërisht kjo ngjarje më nxiti të meditoj dhe të ndaj disa mendime me të…

Kanë kaluar 26 vjet nga mbrëmja e 23 nëntorit 2000, kur Xhemail Mustafa, këshilltar i presidentit Ibrahim Rugova dhe kolumnist i "Bota Sot", u vra në hyrje të banesës së tij në Prishtinë. Atë natë isha me presidentin Rugova…

Korrupsioni është ryshfeti i paligjshëm i zyrtarëve me para, mallra ose shërbime, me qëllim të përfitimit të një avantazhi. Korrupsioni (fjalë për fjalë, prishje) përdor mjete të tilla si mashtrimi, ryshfeti,…

Serbia është po aq e fortë sa jemi ne shqiptarët të papërgjegjshëm, të pandërgjegjshëm, të pandershëm dhe të pabesë ndaj njëri-tjetrit. Me fjalë të tjera, Serbia është po aq e fortë sa jemi ne…

Serbia e ndërroi shumicën. A e ndërroi qëndrimin ndaj Kosovës?

Evropa e pyet Serbinë për të ardhmen, ndërsa Kosovën vetëm për të kaluarën

Pse populli duhet të dalë në protestën e 28 Nëntorit?

Elisa Spiropali përjashtohet nga Partia Socialiste për herezi

A kanë arsye plot shqiptarë të festojnë më 29 nëntor?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, një jetë të terë në shërbim të dijes, drejtësisë dhe atdheut

Europa e lavdëron heroin e kombit tonë, Skenderbeun, por ndëshkon shqiptarët!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Sot, me mall të pashuar, dhimbje në zemër dhe dashuri të përjetshme, kujtojmë babanë tonë të…

Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Meghan Markle ka festuar Ditën e Falënderimit për herë të parë në Britani që nga dasma e saj në vitin…

Heidi Klum nuk ka frikë t'i bëjë modës deklaratat e saj, dhe fotot e reja e dëshmojnë sërish. Modelja…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *