POLITIKATË FUNDIT

PSD-ja dënohet me 20 mijë euro për shkelje të të dhënave, Molliqaj: Presioni ka qenë nga lartë, do ta apelojmë vendimin

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj e ka kryer një aksion para Agjencisë së Informimit dhe Privatësisë, pasi kjo e fundit e ka dënuar PSD-në me 20 mijë euro për shkak të shkelje së të dhënave personale.

Molliqaj këtë e ka konsideruar vendim selektiv, dhe ka paralajmëruar se vendimin e AIP do ta çojnë në gjykatë.

“Me automatizim kemi të bëjmë më veprim politik. Kemi informata të sigurta që presioni ka qenë nga lartë. E dyta, janë shtatë masa që Agjensioni mundet me i marrë gjatë shkeljeve të mundshme, meqë po supozojnë se kemi bërë shkelje, dhe ne jemi të bindur që s’kemi bo, dhe këtë gjykata do ta vërtetojë, po ideja është me dëmtu financiarisht PSD-në, atëherë kanë mundur të marrin masa sipas përshkallëzimit, pra kanë shku te dënimi maksimal, 40 mijë euro është dënimi maksimal, kta kanë shku 20 mijë euro”, ka thënë tutje Molliqaj.

Sipas tij, PSD-ja nuk kishte marrë asnjë kritike, asnjë vërejtje apo paralajmërim, por iu ishte shqiptuar direkt dënim.

Ajo që është e qartë dihet që tash ky peticion partisë në pushtet i ka pengu, sepse tash ka vendos me bo Zajetnicën, për këtë arsye ne e kemi quajtur “Zajetnica nuk është çështje private”, na nuk i kemi përdorur të dhënat me shitë ose me ble, as me mashtru, as me përfitu. Ato të dhëna të 200 mijë qytetarëve janë dhënë me kundërshtu këtë marrëveshje, në teksin e kësaj marrëveshje shkruan se janë kundër kësaj marrëveshje, prandaj nuk kemi bërë kurgjo që është publikim, keqpërdorim, ose shfrytëzim”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se ky sistem polik institucionet, i kap ti përndjekur kundërshtarët politik.

“Prandaj ne do ta apelojmë por të njëjtën kohë do ta kundërshtojmë fuqishëm këtë mendësi që nuk ka qenë në Kosovë asnjëherë”, tha Molliqaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *