Përplasjet në Kuvend për shkarkimin e 4 anëtarëve të KPMSHCK-së, opozita akuzon për prapavijë politike
Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).
Kryetari i këtij komisioni, Albert Kinolli, ka prezantuar rekomandimin për shkarkimin e Malsore Gashi-Bajraktarit, Eshref Shabanit, Ardita Haxhnikaj-Demit dhe Arben Mehmetit.
Gjatë debatit parlamentar, deputetët e opozitës kanë kundërshtuar këtë rekomandim, duke e cilësuar si iniciativë me prapavijë politike, ndërsa deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje kanë akuzuar ligjshmërinë e vendimmarrjes së këtij këshilli.
Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë se anëtarët e këtij institucioni kanë kryer detyrat e tyre dhe se iniciativa për shkarkimin e tyre ka për qëllim zëvendësimin me anëtarë të rinj.
Demaku: Iniciativa për shkarkimin e katër anëtarëve të KPMSHCK-së ka prapavijë politike
“Për 2 vite, qeveria e Kosovës, me kryeministrin Albin Kurti, ka qëndruar në detyrë, ka marrë vendime tepër të mëdha të cilat kanë peshë të jashtëzakonshme për vendin dhe për qytetarët. Dhe ka pasur një vendim të Gjykatës Supreme se kanë bërë shkelje, sepse kanë mbajtur njëkohësisht 2 pozita. Dhe arsyetimi nga partia në pushtet ka qenë se ne s'kemi mund të lëmë vendin në vakum. Te rasti i këtyre anëtarëve, që krejt çështja është a kanë pasur kuorum, a s'kanë pasur kuorum. Por ajo çka është më e rëndësishmja është. Ata gjatë gjithë kohës punën e tyre e kanë kryer për atë që janë, kanë shqyrtuar gjithë ato ankesa të shërbyesve civilë të Kosovës. Mua më bën shumë të dyshoj që kjo iniciativë ka krejt bazë politike, qëllimi ka qenë që t'i zëvendësojnë këta anëtarë të mbetur me anëtarë të rinj”, tha Demaku.
Ndërkaq, deputeti i LVV-së, Fitim Haziri, ka vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimeve të kolegjeve të këtij këshilli, duke kërkuar sqarime nëse ato janë formuar në përputhje me ligjin.
Haziri: Doli edhe anëtari i këtij këshilli, tha që jam krenar që i takoj Partisë Demokratike të Kosovës
“A jeni në dijeni, se për cilin këshill jemi duke folur? Është ky këshill që ju ditë e natë keni mbajtur edhe nëpër komisione, edhe nëpër emisione televizive, keni kritikuar qeverinë Kurti se po paguan paga për punëtorë serbë të cilët nuk vijojnë punën, ndërsa është ky këshill, që ku e ke vendimin e këtij këshilli, që ky këshill e ka obliguar ministrinë, që krejt ata punëtorë që kanë qenë nëpër institucionet e Republikës së Kosovës dhe s'kanë vijuar asnjë ditë pune, kanë marrë paga pa shkuar në punë, e ka obliguar qeverinë me i kthy në punë. Jemi duke folur për një këshill që me 16 tetor 2024 ka mbajtur mbledhje, ku ka pas kurum dhe nuk ka vendosur për kolegje…Po fol për pavarësinë e këtij këshilli, por me të vërtetë ky këshill ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me juve. Saqë doli edhe anëtari i këtij këshilli, tha që jam krenar që i takoj Partisë Demokratike të Kosovës”, tha ai.
Derisa, deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovws, Armend Zemaj, ka thwnw se raporti është mbështetur në vlerësime të deputetëve të LVV-së dhe se pyetjet e ngritura ndaj anëtarëve të këshillit kanë pasur më shumë karakter politik sesa ligjor e funksional.
Zemaj: Raporti për shkarkimin e anëtarëve të KPMSHCK-së ka prapavijë politike
“Do të duhej të ishte e sinqertë nga kryetari i komisionit që të theksonte papajtueshmërinë me këtë raport të deputetëve që janë anëtarë të këtij komisioni. Unë e kam pasur mundësinë që për herë të parë të jem pjesë e këtij komisioni… Dhe më vonë është kuptuar që deputetët e lëvizjes Vetëvendosje kanë dilema sa i përket funksionit të tyre ose përgjegjësive funksionale që i kanë në raport me vendimmarrjen si anëtarë të këtij këshilli. Ashtu siç është theksuar, ata janë ngarkuar me disa pyetje të cilat për mendimin tim, pa dashur me u kufizu në interpretimet ligjore, më shumë politike e kam thënë që janë shumë pyetje të cilat e ngarkojnë me qëllime politike sesa ligjore dhe funksionale, edhe kjo ka rezultuar tash me këtë raport. Ajo çka duhet theksuar është se kjo shkelje, e cila është konstatuar, është konstatuar vetëm nga deputetët e lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i komisionit”, tha Zemaj.
Gjatë fjalimit të tij, deputeti nga Aleanca, Besnik Tahiri, ka vendosur në foltore një skemë të vizatuar në letër, në formë trekëndëshi, për të ilustruar raportin ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Duke iu referuar skemës, Tahiri ka shpjeguar kompetencat e këtyre institucioneve, ndwrsa ka kundërshtuar shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit.
Tahiri: Po shkarkohen katër anëtarë të Këshillit, të cilëve u kanë mbetur edhe disa muaj mandat
“Në qoftë se e shihni poshtë trekëndëshin, në këtë anë e keni një institucion, një organizatë të madhe buxhetore, që e ka emrin Qeveria e Kosovës, e cila është përgjegjëse për rekrutimin e shërbyesve civil, por në të njëjtën kohë, në kuadër të vendimmarrjes në kabinetin e qeverisë, po ashtu në emërimin dhe përzgjedhjen e anëtarëve të agjencive të ndryshme ekzekutive, ndërsa në anën tjetër jemi ne, Parlamenti i Kosovës, i cili ekskluzivisht e ka të drejtën për të zgjedhur kryesisht zyrtarë të lartë publikë që janë në institucionet e pavarura të Republikës së Kosovës, në institucion i tillë është edhe ky institucion, i cili, me sa di unë, rregullohet me nenin 101, paragrafin 2 të Kushtetutës, dhe po ashtu agjenci të tjera të cilat rregullohen me nenin 142. Tani, siç e shihni në majë të kësaj, është gjykata. Respektivisht, Këshilli i Pavarur. Ajo që po bëjmë sot është, po e bëjmë një shkarkim të 4 anëtarëve të cilëve ju kalon mandati edhe për disa muaj”, tha ai.
Deputeti i LVV-së, Egzon Azemi, ka kundërshtuar qëndrimet e opozitës, duke akuzuar KPMSHCK-në se ka marrë vendime në dëm të interesit të qytetarëve. Ai ka përmendur rastin e një zyrtareje të Ministrisë, e cila, sipas tij, ishte rikthyer në punë nga ky këshill, ndonëse kishte vepruar gabimisht në trajtimin e një ankese që lidhej me një kompani të naftës.
Azemi: KPMSHCK-ja e riktheu në punë zyrtaren që mbrojti kompaninë e naftës në vend të qytetarëve
“E bëri gjithë këtë shfaqjeje në emër të moskapjes, por, a e dini se çka është KPMSHCK-ja. A e dini kë e ka kthyer në punë, një zyrtare e ministrisë është zënë me dokument, sepse, e ka dërguar vet një email gabimisht, që në vend me mbrojt qytetarin që është dëmtuar nga kompanitë e naftës, e ka dërguar gabimisht ankesën që vet zyrtarja e ministrisë e ka dërguar duke e mbrojt kompaninë e naftës, gabimisht e ka dërguar emailin në institucion. KPMSHCK-ja e ka rikthyer në punë, ne vend me mbrojt interesin e qytetarëve e ka mbrojt zyrtaren që nuk i mbron qytetarët. Mandej, vini ankoheni që po rriten çmimet e naftës, nuk po ka kontrolle, pra, ka pas kontrolle, është gjobitur një kompani e naftës, zyrtarja në këtë rast që është po ashtu e afërt me Aleancën…E keni friken dhe dhimbjen sepse po e dini se po ç ‘kapen këto institucione ”, tha Azemi.
Në hyrje të vendlindjes së ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi në fshatin Negroc të Drenasit është përuruar të enjten obelisku kushtuar ish kryekuvendarit. Pikërisht, në kuadër të kësaj…
Shoqëria civile ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë, duke thënë se përderisa në nivel ndërkombëtar kampanja e Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave shënohet me thirrje për garantimin e drejtësisë, kjo…
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të rinj të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ndërsa procesi për plotësimin e dy pozitave të rezervuara për përfaqësuesit e komunitetit shqiptar do të nisë nga e para,…
Djali i ish zëdhënësit të UÇK-së dhe ish kryekuvendarit , Jakup Krasniqi, Altin Krasniqi në përurimin e lapidarit për të atin e vlerësoi mbështtejten e madhe për familjen, me ç’rast tha që pikërisht kjo…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës FSK, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u dekorua me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” gjatë një takimi në Tiranë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave…
Serbia ka përsëritur qëndrimin e saj mosnjohës ndaj Republikës së Kosovës edhe në një takim të nivelit të lartë ushtarak me NATO-n. Beogradi ka insistuar para admiralit amerikan George M. Wikoff, komandant i Komandës së…
Në fshatin Negroc të Drenasit po përurohet sot lapidari i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në ceremoninë e përurimit të lapidarit janë të pranishëm djali dhe vëllai i Krasniqit, si dhe kryetari i…
Ministria e Financave bën të ditur se më 3 dhjetor do të mbahet ankandi i 13-të i letrave me vlerë për vitin 2026. Në këtë ankand do të emetohen obligacione shtetërore me maturitet 2-vjeçar, në vlerë të…
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj raportimeve mediatike për zjarrin në nënstacionin Kosova B, duke sqaruar se incidenti ka ndodhur në infrastrukturën që menaxhohet nga KOSTT-i. KEK-u ka shprehur shqetësimin për…
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kritikuar pushtetin për, siç tha, mospërputhje mes deklarimeve patriotike dhe veprimeve ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Pas shfaqjes në Kuvend të videos…
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, do të mbajë sot konferencë për media. Kjo, është bërë e ditur përmes një njoftimi nga PDK-ja. Konferenca pritet të…
Në Kuvendin e Kosovës është duke u shqyrtuar pika për zgjedhjen e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtari nga komuniteti serb dhe një anëtari nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës…
Kryetari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se deri më tani nuk kanë pranuar draftin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ligjin e ri që lidhet me Gjykatën…
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i është përgjigjur Xhavit Halitit, pasi ky i fundit deklaroi në një emision televiziv se “Besian Mustafa e di se kush ia ka vrarë babain”. Para hyrjes në sallën e Kuvendit, Mustafa ka komentuar…
Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në autotransformatorin AT2 (400/220 kV) në nënstacionin Kosova B. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka njoftuar se menjëherë pas raportimit të zjarrit janë…
Njëri është në kërkim dhe autoritetet serbe nuk tregojnë nëse kanë arritur ta lokalizojnë. Tjetri është larguar ligjërisht nga Serbia dhe ka udhëtuar drejt Stambollit përmes Sarajevës, me pasaportë…
Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore funksionon në Kosovë që nga viti 2018, ndërsa projektligji që e shndërron atë në agjenci qendrore është miratuar vetëm në lexim të parë. Megjithatë, gazeta Veçernje…
Kosova shpenzon për mbrojtje gati dymbëdhjetë herë më pak se Serbia dhe armatimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) e siguron nga shtetet aleate dhe partnere të NATO-s. Megjithatë, një pjesë e mediave në Beograd po e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar Serbisë që ta arrestojë dhe ta dorëzojë Milan Radoiçiqin, organizatorin e sulmit të armatosur në Banjskë të shtatorit 2023. Kërkesën ai e bëri të mërkurën…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka ftuar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që të marrin pjesë sot në konsultimet për nismën e re ligjore për Dhomat e…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij duhet të ndryshojë në organizim, strukturë dhe vendimmarrje. Ai u shpreh kështu mbrëmë në emisionin "Debat Plus" të RTV Dukagjinit, ku…
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mbajë sot, në orën 12:30, mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtojë pesë projektligje që janë pjesë e reformës në sistemin e…
Avokati Besnik Berisha i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10 teksa fliste për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, dha detaje lidhur me momentin e ekzekutimit dhe personat që, sipas tij, ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Berisha ka…
Në fshatin Negroc të Drenasit sot do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit dhe tri shkronjat e UÇK-së. Sipas agjendës së paralajmëruar, ceremonia e përurimit do të mbahet në orën 12:00, në hyrje të fshatit…
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot, më 26 nëntor, dy seanca plenare. Seanca e parë, e cila është vazhdim i punimeve të papërfunduara nga seancat e kaluara, do të nisë në orën 10:00, ndërsa seanca e rregullt…
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar rishpërndarjen e fondeve të humbura nga Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në…
Policia e Kosovës ka nisur fushatën ndërgjegjësuese kundër dhunës me bazë gjinore, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos heshtin përballë dhunës. Fushata, e cila zhvillohet në kuadër të nismës globale…
Sot, në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të herëpashershme shiu. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri…
Ministrja e Drejtësisë kërkon përgjegjësi institucionale për mbrojtjen e grave: “Një grua që raporton dhunën nuk duhet të marrë përsipër edhe koordinimin e institucioneve tona” Zëvendëskryeministrja dhe…
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u konsultuar me përfaqësuesit e Kosovës lidhur me procesin e amendamentimit të Ligjit për Dhomat e…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se është hapur zyrtarisht fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në një ceremoni të organizuar nga Ministria e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel që Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa konkretë lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim, duke theksuar se vendi e meriton…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë hapëse të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, të organizuar nga Ministria e…
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas publikimit të raportit të të arriturave të Qeverisë, duke ftuar qytetarët që të mos mjaftohen vetëm me leximin e tij, por t’i krahasojnë pretendimet e paraqitura me realitetin që…
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizituan Fadil Fazliun pas kthimit të tij nga Haga. U vlerësua si një vizitë vëllazërore që dëshmon respektin, solidaritetin dhe lidhjen e veçantë mes…
Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që Kosovës t’i njihet përparimi demokratik dhe ekonomik, duke theksuar se vendi është i vetmi në Ballkanin Perëndimor që ende nuk e ka statusin e kandidatit. Ai ka kërkuar gjithashtu arrestimin dhe…
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët në luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Përmes një mesazhi, Hargreaves ka theksuar se parandalimi i…
Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Mitrovicën e Jugut, Gazmend Asllani, ka reaguar pas përplasjes fizike në Kuvendin Komunal, duke pretenduar se disa asamblistë të PDK-së tentuan ta përshkallëzonin përballjen verbale deri në…
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar me ministren Fitore Pacolli, me të cilën ka diskutuar për qeverisjen mjedisore dhe stabilitetin rajonal. Lajmi…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjen e…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka nisur një fazë e re e projekteve për restaurimin e lumenjve në Kosovë, pas vendimit për ndalimin e betonimit të tyre, të marrë në prill…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka organizuar një aktivitet simbolik në kuadër të Fushatës Globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, duke ndriçuar objektin e saj me ngjyrë portokalli, në…
Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, Kushtrim Zeneli, e ka cilësuar të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin Komunal gjatë ditës së sotme, duke e…
Bashkimi Evropian pritet të shpallë gjatë samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel pagesa të reja nga Plani i Rritjes për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ka shkruar Euronews. Kosova nuk është në këtë…
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në Kosovë kanë mbërritur edhe 13 autoambulanca të reja, të cilat së shpejti do të shpërndahen nëpër komuna. Përmes një postimi, Vitia ka…
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Duke folur për gazetarë në prag të nisjes së Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe të shteteve…
Njohësi i sigurisë, Gurakuç Kuçi, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, duke vlerësuar se ndryshimi i udhëheqjes politike në Beograd nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshim të kursit të saj gjeopolitik. Në…
Hoxha: PDK-ja ka komprometuar Kuvendin, Presidencën dhe vetveten
Kurti synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhime vendore, zbulon planin për bizneset
Kuvendi miraton në parim buxhetin 4.27 miliardë euro për vitin 2027, ja çfarë parashihet për pagat dhe shtesat për fëmijë
Aksion i madh kundër krimit të organizuar, arrestohen tre persona dhe sekuestrohet pasuri mbi një milion euro
Një Mitropolit që i detyrohet një ndjesë Petro Nini Luarasit
Serbia e njeh autonominë e Krahinës së Vojvodinës, por jo edhe referendumet e Sanxhakut dhe të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
Mjaft më me demagogji dhe përçarje për interesa personale e grupore!
A ekziston një plan B për zgjerimin e Bashkimit Evropian me shtete të reja kandidate nëse procesi bllokohet?
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot, me mall të pashuar, dhimbje në zemër dhe dashuri të përjetshme, kujtojmë babanë tonë të…
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Brooklyn Beckham është bërë tashmë pronari i vetëm i markës tregtare britanike të emrit të tij, pasi…
Aktori i njohur Brad Pitt dhe ish-bashkëshortja e tij, Angelina Jolie, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët,…
