INTERESANTETË FUNDIT

VIDEO/ Shfaqet në Itali një unazë e kuqe në qiell

Një formacion i madh qiellor i kuq u shfaq disa ditë më parë në qiellin e natës mbi Itali .

Disku me origjinë të pacaktuar u shfaq dhe u zhduk në një pjesë të sekondës, që do të thotë se pakkush ka të ngjarë ta vu re fenomenin e frikshëm.

Megjithatë, Walter Binotto , një fotograf i natyrës, arriti të kapte unazën qiellore të kuqe të thellë mbi qytetin e Possano në Italinë veriore më 27 mars.

Unaza e kuqe, 360 kilometra në diametër , me sa duket nuk ishte drejtpërdrejt mbi qytet, por mbi Italinë qendrore dhe një pjesë të detit Adriatik.

Shfaqja e kësaj unaze të ndritshme, të njohur si ELVE , nga inicialet e emërtimit shkencor “emetim i dritës dhe shqetësime me frekuencë shumë të ulët për shkak të burimeve të pulseve elektromagnetike, është për shkak të reve stuhie që ishin mbledhur mbi Itali.

ELVE-të janë një lloj i rrallë shqetësimi stratosferik/mesosferik që rezulton nga ngarkesa elektrike intensive për shkak të stuhive. Unaza e dritës së kuqe krijohet kur pulset elektromagnetike të shkaktuara nga rrufeja e fuqishme arrijnë në jonosferë, shtresën e jonizuar të atmosferës që shtrihet nga 60 në 640 km.

Për shkak të natyrës së tyre jetëshkurtër, ELVE-të zakonisht janë të dukshëm vetëm për satelitët në orbitën e Tokës. Ato u regjistruan për herë të parë në vitin 1990 falë kamerave të anijeve kozmike të NASA-s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *