BOTA

UÇK’ja po copëtohet në Hagë nga vet udhëheqësit e saj

Hagen e kam menduar ndryshe deri këtë javë. Kam mendu që ka me u ulë në bankën e të akuzuarve dhe nga aty ka me u mbrojtë me krenari. Por, më doli e kundërta. Në Hagë UÇK u copëtua nga vet udhëheqësit e saj. Aty, me të gjitha forcat u tentua qē ti zhbëhej edhe funksioni i ushtrisë. Quhej ushtri guerile ku nuk i paska dhënë llpgari askush, askujt. Nuk u pērmend roli çlirimtar i saj, lavdia e saj. U pērmend bajraktarizmi, ndarja në baza territoriale, mungesa totale e organizimit dhe kërrcënimet e bajraktarëve, të cilat u konsideruan si triumf i drejtësisë.

– Advertisement –

Shih ti, me e zhveshë UÇK’në prej secilit funksion ushtarak dhe çlirimtar qënka triumf dhe strategji e mençur!!!

Mediat ndërkombëtare thanë që në Hagë po rishkruhet historia e Kosovës. Çfarë historie se? Të një UÇK’je që nuk e paska vetë dreqi të birin çka me bë, ku secili paska vepruar kokë me veti në çifligun e vet. A e dini si përkthehet kjo: Ne nuk paskemi pasë UÇK që e çliroi Kosovën por një UÇK për çlirim të Dukagjinit, njē të Drenicës, njē të Llapit, njē të Anamoravës e disa tjera për qejfin e komandantëve tjerë.

Jo njerëz, kjo nuk pritej. Nuk mund të degradohet institucioni i shenjtë i UÇK’së deri në atë shkallë. Supozohet që ata që e udhëhoqën luftën ishin tē gatshëm të sakrifikohen në çdo moment për vendin. Tash, ata po e dëshmojnē që edhe për të mos rrezikuar dënimin janë nē gjendje ta degradojnë UÇK’në edhe mē tepër, se me dhanë jetën për ta paska qenë një përrallë e bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *