SPORTITË FUNDIT

Valmir Matoshi i thotë “JO” Zvicrës, zgjedh Kosovën

Mesfushori premtues i Thunit, Valmir Matoshi, ka ndjekur hapat e Leon Avdullahut e Albian Hajdarit, duke zgjedhur përfundimisht të përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

22-vjeçari, i cili deri vonë ishte pjesë e Zvicrës U21, ka pranuar ftesën e përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor kundër Çekisë dhe Andorrës.

Kush është talenti që po shkëlqen në Zvicër?

Matoshi vjen pas një sezoni fantastik ku u shpall kampion me Thunin, duke qenë një nga emrat më të lakuar në futbollin zviceran.

Paraqitjet këtë sezon: 34 ndeshjeStatistikat: 6 gola dhe 4 asistimePozita: Qendërmesfushor (përshtatet mirë edhe si mesfushor mbrojtës)Vlera në Transfermarkt: 1.2 milionë euro
Në shënjestër të klubeve të Serie A.

Forma e lartë e Matoshit ka rënë në sy të menaxherëve të huaj. Gjatë këtij afati kalimtar veror, ai pritet të largohet nga Thun, teksa për shërbimet e tij po garojnë seriozisht klubet e njohura nga Serie A italiane, si Genoa, Lecce dhe Bologna.

Përveç Matoshit, në listën e risive të Franco Fodas për ndeshjet e qershorit janë përfshirë edhe emra si Dardan Shabanhaxhaj (i cili la Austrinë) dhe Rilind Nivokazi, duke konfirmuar një “freskim” të rëndësishëm në radhët e Kombëtares së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *