TË FUNDIT

Inspektorët në Fushë Kosovë kontrollojnë taksitë për parkim të parregullt dhe bllokim të trotuareve

Drejtoria për Inspektime në Komunën e Fushë Kosovës ka zhvilluar kontrolle në terren, me fokus parkimin e parregullt dhe bllokimin e hapësirave të dedikuara për këmbësorët.

Gjatë kontrolleve, inspektorët kanë evidentuar raste të taksive të licencuara që shfrytëzojnë trotuaret si hapësira parkimi, duke penguar qarkullimin e këmbësorëve.

Drejtoria u ka bërë thirrje taksistëve që të mos i trajtojnë trotuaret si parkingje private dhe të respektojnë hapësirat e dedikuara për këmbësorët.

“Trotuari është për qytetarët, jo për parkim!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Inspektime. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *