Doktori i Brazilit zbulon gjendjen e Neymar: Do e shohim këto ditë, problem janë Telles dhe Jesus
Neymar, ndodhet ende në pushim pas ndrydhjes së kyçit të këmbës së djathtë të pësuar në ndeshjen e parë të Brazilit në Kupën e Botës.
Megjithatë mjeku i Brazilit ka bërë me dije se sot sulmuesi mund të nisë stërvitjen me top. Brazili do të përballet të hënën me Korenë e Jugut në fazën e të 16-ave dhe para këtij takimi mjeku skuadrës së brazilit ka dhënë një lajm të mirë.
“Sa i përket Neymar dhe Alex Sandro (ai lëndoi kofshën) ata nuk kanë rifilluar ende punën. Do të nisin të shtunën dhe është e rëndësishme të vëzhgosh se si reagojnë. Në varësi të këtyre dy ditëve të ardhshme, do të shihet nëse mund të jenë ose jo në gjendje të luajnë”- tha Dr. Rodrigo Lasmar në konferencën për shtyp, pas humbjes kundër Kamerunit.
Nga ana tjetër shqetësuese janë rastet e Alex Telles dhe sulmuesit Gabriel Jesus, të dy të dëmtuar në gju. Ata janë zëvendësuar gjatë ndeshjes dhe do të duhet të ekzaminohen.