Kuvendi: Nga 204 funksionarë të zgjedhur e të emëruar, 62,3% maqedonas dhe 25,5% shqiptarë
Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka publikuar një pasqyrë statistikore të përbërjes gjinore dhe etnike të personave të zgjedhur e të emëruar nga Kuvendi.
Pasqyra mbulon periudhën nga 1 qershori 2024 deri më 1 nëntor 2026 dhe është përgatitur me kërkesë të një deputeti, shkruan 3-shi.net.
Të dhënat bazohen në deklarimet e funksionarëve në biografitë e shkurtra që i kanë dorëzuar në Kuvend.
– 127 maqedonas (62,3%) – 52 shqiptarë (25,5%) – 4 romë (2,0%) – 3 serbë (1,5%) – 2 turq (1,0%) – 1 maqedonas myslimanë (0,5%) – 1 vllah (0,5%) – 14 nuk janë deklaruar (6,9%)
Nga 204 funksionarët, 67 janë gra (32,8%) dhe 137 janë burra (67,2%).
– 49 maqedonase (73,1%) – 10 shqiptare (14,9%) – 1 serbe (1,5%) – 1 vllahe (1,5%) – 6 nuk janë deklaruar (9,0%)
– 78 maqedonas (56,9%) – 42 shqiptarë (30,7%) – 4 romë (2,9%) – 2 turq (1,5%) – 2 serbë (1,5%) – 1 maqedonas mysliman (0,7%) – 8 nuk janë deklaruar (5,8%)
Pjesëmarrja e grave brenda secilës bashkësi
– Maqedonas: 38,6% gra – Shqiptarë: 19,2% gra – Serbë: 33,3% gra – Turq: nuk ka asnjë grua – Romë: nuk ka asnjë grua – Vllahë: 1 grua nga 1 funksionar (100%)
