POLITIKATË FUNDIT

Akuzat e Sadri Ramabajës: Thaçi e Veseli s’janë krerë të UÇK-së

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i VV-së, ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë në një television të Shqipërisë rreth nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në intervistën e tij, Ramabaja ka bërë shumë akuza në drejtim të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, duke refuzuar t’i quajë “krerë të UÇK-së”.

Në këtë intervistë, Ramabaja ka bërë edhe një akuzë të rëndë, duke thënë se përmes kumtesave të shkruara nga Thaçi e Veseli, de facto ka pasur të “përndjekur e të vrarë”. Në këtë kontekst, ai përdori aktakuzën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, duke e sjellur si fakt të kryer akuzën e Prokurorisë.

“Çka të mbjellës korr, thotë urtësia popullore. Në gusht të vitit 2015, pikërisht 3 të akuzuarve atje, natyrisht të prirë nga presidenti i atërhershëm Thaçi, kishin imponuar deputetëve për herë të dytë të votonin për themelimin e Gjykatës Speciale.” – e nis intervistën e tij 18-minutëshe analisti Ramabaja.

Në pikëpamjen e Ramabajës, përveç faktorit të jashtëm, kishte edhe një “sebep” të brendshëm që solli Gjykatën Speciale. Sipas tij, Specialja erdhi për shkak të dështimit të drejtësisë dhe kapjes së saj.

“Gjykata erdhi si rezultat i dështimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ne jemi dëshmitar që drejtësia në Kosovë ka qenë krejtësisht e kapur dhe vazhdon për fat të keq të jetë ende e kapur”, konkludon Ramabaja.

“Kjo është më shumë si rezultat i luftës speciale të Serbisë dhe Rusisë për të devalvuar kryevlerën që ka prodhuar Kosova, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës përmes individëve që i kishte si të thuash nën presion të vazhdueshëm. Natyrisht, në këtë kuadër do të ketë edhe individë krejtësisht të pafajshëm, krejtësisht viktima, siç unë besoj kemi të bëjmë me rastin e Jakup Krasniqit dhe ndonjë tjetri”, deklaroi Ramabaja.

Këtu ndërhyri moderatorja e emisionit, e cila e habitur nga mendimet e Ramabajës bëri një deklaratë në formë pyetjeje.

“Nuk keni qëndrim të njëjtë për të katërtit, me sa kuptoj?” – pyeti moderatorja nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *