POLITIKATË FUNDIT

Qeveria ndalon tregtimin e energjisë me kompanitë serbe, shpall masa emergjente dhe merr disa vendime të reja

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e njëmbëdhjetë, ku ka marrë një sërë vendimesh në sektorin e energjisë, si dhe ka miratuar disa projektligje e marrëveshje ndërkombëtare. Në fokus të mbledhjes ishte vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me ndërmarrjet që kanë lidhje pronësore apo afariste me Serbinë, shpallja e masave emergjente për furnizimin me energji për 60 ditë dhe obligimi i vendosur ndaj KEK-ut për sigurimin e kapaciteteve ndërkufitare të transmisionit.

Po ashtu, ekzekutivi miratoi projektligje për ratifikimin e disa konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë ato për bashkëpunimin në hetimin dhe ndjekjen e krimeve ndërkombëtare, ekstradimin dhe ndihmën e ndërsjellë juridike me Francën. Në mbledhje u miratuan edhe projektligje që lidhen me sigurimin e depozitave, luftimin e dukurive negative në sport, si dhe një koncept-dokument për identitetin digjital, përcjell “Bota sot”.

Mbledhja e njëmbëdhjetë (11) e Qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 16 nëntor 2026

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka:

– Miratuar vendimin për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike, me ndërmarrjet e identifikuara sipas këtij propozimi duke përfshirë blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë elektrike, drejtpërdrejt ose përmes tranzitit ose rishitjes në një apo më shumë shtete të treta. Përmes këtij vendimi obligohet Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) që brenda afatit ligjor, në bazë të të dhënave të regjistrimit të bizneseve, përfshirë të dhënat për pronësinë dhe pronarët përfitues, të identifikojë ndërmarrjet e regjistruara me veprimtari kryesore ose dytësore në sektorin e energjisë elektrike. Ky identifikim do të përfshijë kategoritë e mëposhtme të ndërmarrjeve:

2.1. kanë ndërmarrje amë, të drejtpërdrejtë ose përfundimtare, të regjistruar në Serbi;

2.2. janë degë ose njësi organizative të ndërmarrjeve të regjistruara në Serbi;

2.3. kanë lidhje direkte apo indirekte me persona fizikë ose persona juridikë të regjistruar në Serbi.

Përjashtimisht, ndalimi i përcaktuar me këtë Vendim nuk zbatohet për transaksionet dhe aktivitetet e tregtimit të energjisë elektrike që burojnë nga Marrëveshja e Brukselit për Energjinë e vitit 2013, Konkluzionet e Lehtësuesit të Bashkimit Evropian për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015, si dhe Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë, i datës 21 qershor 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *