POLITIKATË FUNDIT

Hoti: Këta qeveritarë s’kanë lidhje me shtet, as me ekonomi e zhvillim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti në ekonomi, në raport me investimet kapitale.

Hoti tha se, sipas “Raportit për buxhet 2022”, qeveria ka dyfishuar pagesat avans për investime kapitale, derisa vetë investimet kanë qenë shumë të ulëta, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Si ka mundësi që investimet kapitale gjatë vitit 2022 dhe 2021 të jenë shumë të ulëta, ndërkaq pagesat avans të dyfishohen secilin vit?! Besoj se Qeveria ka shumë punë për të sqaruar arsyeshmërinë e këtyre pagesave”, ka reaguar deputeti Hoti në Facebook.

“Këta qeveritarë lidhje me shtet nuk kanë, lidhje me ekonomi e me zhvillim nuk kanë”, shkroi tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *