GJYKIME PËR MBRETËRIT
Poezi nga: Henry van Dyke Përktheu: Maksim Rakipaj
“Mbretërit më lodhën, tha Zoti.” – Emerson [1]
Zoti tha: “Më ka lodhur çdo mbret,” Por qëmoti ndodhi kjo! Ndërkaq njeriu tha: “Jo, Me ato xhingla i kam qef.” Kështu Ai shtoi ca të tjerë, Dhe ata vazhduan lojën e vjetër, Vrit e grabit, nuk dinin tjetër.
Njeriu: “M’u shpif nga këta mbretër! Pjella të pushtërve të vjetër, U paguaj luftën dhe epshin, Unë kukull, ata fijet tërheqin, Gjakun tim pinë për verë. Pa të qeveris veten njëherë Dhe ta shohim çdo të sjellë!” Zoti, që i pari bëri vërejtje, Në errësirë qeshi me vete.
[1] Ralf Waldo Emerson (1803-1882) eseist, filozof, poet amerikan
