TË FUNDIT

Avokati: Thaçi s’kishte asnjë motiv që të merrte pjesë në krime lufte

Avokati: Thaçi s’kishte asnjë motiv që të merrte pjesë në krime lufte

Në kuadër të Dhomave të Specializuara sot është duke vazhduar seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë paraqitur sot në këtë seancë.

Gjatë kësaj seance të sotme, fjalën e ka pala mbrojtëse.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka mohuar të gjitha pretendimet e djeshme nga Prokuroria Speciale në gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Në fjalën hyrëse, avokati Keohe ka thënë se Thaçi nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime të luftës.

“ZPS-ja dëshiron që ju të besoni se kishte një strukturë kriminale, komanduese me kontroll efektiv. Kjo është shumë larg së vërtetës dhe dëshirojmë të ofrojmë faktet e asaj që ndodhën në terren, duke filluar me prezentimin fillestar të Hashim Thaçit dhe rolin e tij gjatë viteve 98-99. Thaçi ishte një aktivist, student që u kthye në Kosovë në mars të vitit 98 menjëherë pas vrasjes së anëtarëve të familjes Jashari që është edhe pikënisja e kësaj periudhe që mbulohet nga kjo aktakuzë”,deklaroi ai.

Poashtu avokati tha se motivi është shumë i rëndësishëm dhe se Thaçi nuk kishte asnjë motiv që të merrte pjesë në krime si një prej udhëheqësve të UÇK-së.

“Motivi është shumë i rëndësishëm. Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv që të merrte pjesë në krime si një prej udhëheqëse të UÇK-së e dinte se suksesi i Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, varej nga mbështetja e vendeve perëndimore sidomos nga SHBA-të”, ka thënë Keohe./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *