POLITIKATË FUNDIT

Paraqitje të reja për bomba në tre shkolla fillore të Shkupit dhe një në Kriva Pallankë

Gjimnazi "Josip Broz Tito" në Shkup, Foto: Meta.mk
Gjimnazi "Josip Broz Tito" në Shkup, Foto arkiv: Meta.mk

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot rreth orës 7:30 në SPB Shkup është paraqitur se në adresat elektronike të tre shkollave fillore është dërguar kërcënim për vendosje të mjeteve eksplozive. Gjithashtu rreth orës 11 në Stacionin Policor të Kriva Pallankës është paraqitur se në adresën elektronike të një shkolle fillore është dërguar kërcënim për vendosje të eksplozivit, njofton Portalb.mk.

“Menjëherë pas marrjes së paraqitjes, zyrtarët policor kanë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të shkollës dhe vijojnë verifikimit antiterroriste për pastrimin e rastit”, thuhet në kumtesën e MBP-së.

Nga MPB plotësisht informuan se paraqitjet janë të rrejshme.

MPB gjithashtu informoi se edhe paraqitjet e djeshme për bombë në 8 shkollat e mesme janë të rrejshme, ashtu sikur edhe paraqitjet e mëhershme.

Dje, paraqitjet janë dërguar në adresat e e-mailit të shkollave “Rade Jovçevski-Korçagin”, “Orce Nikollov”, “Josip Bros Tito”, “Pançe Arsovski”, “Nikolla Karev”, “Vllado Tasevski”. “Mihajllo Pupin” dhe “Cvetan Dimov”.

Përndryshe, nga 26 tetori në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.

Spasovski më 19 nëntor deklaroi se së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për paralajmërime për bomba, të cilat krijojnë shqetësim në opinion tashmë një kohë të gjatë.

S. B. Send an email 14:06, 02-12-2022Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *