TË FUNDIT

Paraqitja e parë e zëdhënëses së re të Trumpit bëhet virale

Konferenca e parë për shtyp e Katie Zacharias, zëdhënëses së re të Shtëpisë së Bardhë, është bërë virale në rrjetet sociale, pas një paraqitjeje që zgjati vetëm 14 minuta dhe gjatë së cilës ajo lexoi kryesisht lavdërime për presidentin amerikan, Donald Trump.

Gjatë fjalimit, Zacharia u përball me vështirësi në lexim dhe hezitime, ndërsa një moment kur ngatërroi Trumpin me bashkëshortin e saj tërhoqi vëmendje të veçantë.

Pamjet shkaktuan reagime dhe tallje të shumta në internet, ku përdoruesit kritikuan mënyrën e saj të të folurit dhe faktin se u lejoi gazetarëve vetëm pak pyetje.

Zacharia, stuttering: Now we have a booming economy https://t.co/zRQcApr4lO — FactPost (@factpostnews) October 13, 2026

Zacharia mori detyrën pas largimit të paraardhëses së saj, Karoline Leavitt.

Para emërimit, punoi si komentatore politike konservatore dhe këshilltare komunikimi në kompaninë 'Trump Media & Technology Group', si dhe në fushën e komunikimit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Ajo ka përfunduar studimet për shkenca politike dhe drejtësi në Universitetin Pepperdine.

this is an SNL cold open come to life. she can barely read https://t.co/kQSa28AOFP — Aaron Rupar (@atrupar) October 13, 2026

Megjithatë, kualifikimet e saj ligjore kanë ngritur pikëpyetje, pasi nuk ka konfirmim publik se ka kaluar provimin e jurisprudencës në ndonjë shtet amerikan apo se është regjistruar në një odë avokatësh.

Sipas artikullit, Zacharia u ka thënë gazetarëve se e ka kaluar provimin përkatës në Kinë, ku ka punuar në fushën e së drejtës ndërkombëtare tregtare.

Incredible first day for new White House press secretary Katie Zacharia https://t.co/aLoeOYVrux — The Daily Show (@TheDailyShow) October 13, 2026

Zacharia është e martuar me Tyler Zacharian dhe çifti ka katër fëmijë.

Përpara emërimit në një nga pozitat më të dukshme të komunikimit në administratën amerikane, njihej kryesisht për paraqitjet në televizionet konservatore dhe mbështetjen e politikave të Trumpit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *