Vajza e Jakup Krasniqit: Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravatën me shqiponja qe me aq krenarin i mban gjithmonë
Vajza e Jakup Krasniqit: Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravatën me shqiponja qe me aq krenarin i mban gjithmonë
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi sot dolën para trupit gjykues në kuadër të Speciales.
Për të njëjtit sot ka filluar procesi gjyqësor nga Dhomat e Specializuara.
E aty është paraqitur edhe Jakup Krasniqi, ndërsa pas kësaj ka reaguar vajza e tij, Gresa.
“Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravatën me shqiponja që me aq krenarin i mban gjithmonë. Jetofsh gjatë, dashnia ime”,shkroi ajo.
Po ashtu Gresa uroi që të gjithë të dalin faqebardhë.
“Dalshi faqebardhë çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë daltë edhe lufta e lavdishme e UÇK-së”tha ajo.
Pas disa orëve, pak më parë ka përfunduar seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së./Lajmi.net/