TË FUNDIT

E detyronte nënën 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, pastaj ia merrte paratë me dhunë

Një 60-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nën dyshimin se gjatë viteve 2025 dhe 2026 e kishte detyruar nënën e tij 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, ndërsa paratë e mbledhura ia merrte për nevojat e tij personale.

Sipas policisë, i dyshuari shfrytëzonte gjendjen e rënduar dhe varësinë e nënës së tij, e cila lëvizte me karrocë invalidore dhe nuk ishte në gjendje të kujdesej e vetme për aktivitetet e përditshme.

Ai dyshohet se për një periudhë të gjatë e dërgonte në një lokacion të caktuar në Gostivar, ku e detyronte të lypte, ndërsa e mbikëqyrte dhe kontrollonte vazhdimisht. Më pas, me dhunë, ia merrte paratë e mbledhura.

Njësia kombëtare për luftimin e kontrabandimit të migrantëve dhe trafikimit me njerëz ka ngritur kallëzim penal ndaj tij për veprën penale trafikim me njerëz, sipas nenit 418-a të Kodit Penal.

Me urdhër gjykate, policia ka kontrolluar banesën dhe hapësirat e tjera që i dyshuari përdorte në Gostivar, ku janë sekuestruar telefona celularë dhe para që dyshohet se burojnë nga vepra penale./skopje1.mi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *