Fotografi emocionuese: Prindërit e Thaçit i japin mbështetje djalit të tyre nga Buroja e Skenderajt
Fotografi emocionuese: Prindërit e Thaçit i japin mbështetje djalit të tyre nga Buroja e Skenderajt
Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre.
E prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Haxhi dhe Hyre Thaçi janë parë duke e përcejllur me vëmendje gjykimin ndaj djalit të tyre.
Nga Buroja e Skenderajt, ata i kanë dhënë mbështjetje djalit të tyre që po akuzohet nga ana e Gjykatës Speciale.
Në fjalën e tij para trupit gjykues Hashim Thaçi është shprehur plotësisht i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të dhe bashkëluftëtarët e tij.
Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës me 5 nëntor të vitit 2020./Lajmi.net