TË FUNDIT

Donika Kadajt “i shpërblehet” mundi që e përkrahte në “Pressing”, rehatohet si këshilltare e Vjosa Osmanit

Donika Kadajt “i shpërblehet” mundi që e përkrahte në “Pressing”, rehatohet si këshilltare e Vjosa Osmanit

Donika Kadaj Bujupi është emëruar këshilltare e Presidentes Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar sot Donika Kadaj Bujupi, këshilltare në Kabinetin e Presidentes.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga presidenca e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Kadaj Bujupi ka përvojë të gjatë parlamentare, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pesë mandate, ku ka shërbyer në komisione të ndryshme, përfshirë atë të politikës së jashtme, integrimit evropian, arsimit”, thuhet në komunikatë.

“Përgjatë përvojës së saj profesionale, znj. Kadaj Bujupi ka punuar në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa është angazhuar vazhdimisht në tema të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, ambientit dhe arsimit. Në Presidencë, znj. Kadaj Bujupi do të angazhohet, ndër të tjera, në fushën e komunikimit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”, thotë tutje.

Presidentja Osmani, i ka uruar mirëseardhje Kadaj Bujupi, dhe ka theksuar se përvoja e saj e gjatë profesionale do të kontribuojë edhe më shumë në arritjen e objektivave të Kabinetit të Presidentes dhe avancimit të mëtutjeshëm të punës së Presidencë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *