TË FUNDIT

Vajza e Jakup Krasniqit proteston në Hagë, pret që procesi të jetë i drejtë

Vajza e Jakup Krasniqit proteston në Hagë, pret që procesi të jetë i drejtë

Mbështetja për ish-krerët e UÇK-së po vazhdon edhe ditën e sotme. Në Hagë po mbahet protesta e radhës në mbështetje të tyre.

E pjesë e protestës që po mbahet në Hagë është edhe vajza e Jakup Krasniqit, Gresa.

Ajo është shprehur se pret që procesi gjyqësor të jetë i drejtë.

“Shpresojë që të jetë një proces i drejtë dhe që sa më shpejtë të përfundojë. Kam ndjena të përziera e emocione, megjithatë jam shumë e lumtur që sot gjendem këtu në mesin e shumë bashkatdhetarëve të cilët po bashkëndjejnë me neve dhe të mbështesin çlirimtarët”, tha Gresa Krasniqi për Kosovapress.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë u organizua marshi “Marshojmë për Drejtësi”.

Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre.

Të akuzuarit në fjalën e tyre para trupit gjykues janë deklaruar të pafajshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *