TË FUNDIT

Protesta për Arlinda Zekajn, aktivistet bllokojnë rrugën te Stacioni Policor “Qendra” në Prishtinë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bllokuar rrugën pranë Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë, gjatë protestës së organizuar të mërkurën, më 5 nëntor, në shenjë revolte ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt.

Kjo është nata e nëntë e protestave të organizuara nga ky kolektiv në Prishtinë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

I dyshuari për vrasjen e saj është ish-kunati, Albert Sylaj, i cili ishte arrestuar dy ditë pas kryerjes së krimit.

Përmes protestës, aktivistet po kërkojnë ndjekje penale dhe burgosjen e zyrtarëve që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *