Ndizet protesta në Hagë, mërgata kundërshton fuqishëm veprimet e Speciales
Ndizet protesta në Hagë, mërgata kundërshton fuqishëm veprimet e Speciales
Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre.
Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë u organizua marshi “Marshojmë për Drejtësi”. Por mbështetja për ish-krerët e UÇK-së po vazhdon edhe sot.
Shumë qytetarë u janë përgjigjur pozitivisht protestës që po mbahet në Hagë.
Në një moment të caktuar ata kanë ndezur edhe mjete piroteknike si shenjë revolte për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. /Lajmi.net/
Protestuesi po ashtu po mbajnë në duart e tyre flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë e po ashtu edhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për pikat e reja në aktakuzën e tij.
Ai ka thënë se kupton akuzat, dhe ndihet plotësisht i pafajshëm, shkruan lajmi.net.
“E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm”, tha ai.
Gjykatësi ia rikujtoi Thaçit se në paraqitjen e parë është vetëdeklaruar i pafajshëm.
Pos Hashim Thaçit edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shprehur të pafajshëm.