TË FUNDIT

Malazezët festojnë fitoren e Millatoviq me flamurin e Serbisë

Malazezët festojnë fitoren e Millatoviq me flamurin e Serbisë

Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Millatoviq pas fitores në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, ka thënë se kjo është me të vërtetë një fitore Malit të Zi të pajtuar, më të pasur, të suksesshëm dhe evropian.

Ai kishte kundërkandidat Presidentin aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili i uroi fitoren Millatoviqit. Kurse, simpatizantë të këtij të fundit u panë teksa festonin fitoren me flamuj të Serbisë.

Millatoviq tha para mediave se këtë natë e kanë pritur për më shumë se 30 vjet, derisa shtoi se kjo është fitore historike.
“Me fat fitorja e Malit të Zi të pajtuar, sepse kjo është me të vërtetë një fitore Malit të Zi të pajtuar dhe një fitore për të gjithë ne. Mali i Zi sonte bëri një hap vendimtar përpara, i tha lamtumirë me vendosmëri këtij regjimi të tejkaluar të zotit Gjukanoviq dhe bëri një hap përpara drejt një Mali të Zi më të pasur, më të drejtë, më të barabartë, më të bukur dhe evropian…së bashku me të gjithë qytetarët e Malit të Zi, i themi një lamtumirë vendimtare krimit dhe korrupsionit dhe lidhjes së krimit dhe korrupsionit me politikën në Mal të Zi, kurrë më. Dhe thamë, thamë, mirëmbrëma të madhe dhe mirë dita për një Mal të Zi më të pasur, të përbashkët, të suksesshëm dhe evropian”, tha ai, duke falënderuar të gjithë qytetarëve që dolën dhe votuan duke i dhënë legjitimitet shtesë siç tha këtij procesi demokratik.

Në Mal të Zi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku votuan 70.7 për qind e votuesve ose rreth 383.300 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *