TË FUNDIT

Kosovës i mohohet pjesëmarrja në Olimpiadën Matematike Ballkanike

Kosovës i mohohet pjesëmarrja në Olimpiadën Matematike Ballkanike

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka aplikuar në MASSEE (The Mathematical Society of South Eastern Europe) për t`ua mundësuar pjesëmarrjen në Olimpiadën Matematike Ballkanike (BMO) nxënësve nga Kosova.

Kosova ka tentuar të anëtarësohet në MASSEE edhe më parë por për fat të keq kërkesat tona vazhdimisht janë refuzuar për shkak të qasjes bllokuese të përfaqësuesve të Serbisë në MASSEE.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka aplikuar këtë vit në MASSE, për pjesëmarrje në BMO, me shpresë se do të respektohet marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, ku saktësisht thuhet se Serbia nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë rajonale apo ndërkombëtare.

“Por për fat të keq, përfaqësuesit e Serbisë refuzojnë ta respektojnë këtë marrëveshje ani pse Bashkimi Evropian është garantues i zbatimit të saj”, njofton Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *