Bedri Hamza: Presim pjesëmarrje masive në marshin për drejtësi
Bedri Hamza: Presim pjesëmarrje masive në marshin për drejtësi
Bedri Hamza, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se pret që të ketë dalje masive të qytetarëve të Mitrovicës në Marshin për Drejtësi.
Hamza është shprehur se minimumi i pjesëmarrësve nga Mitrovica do të jetë 2 mijë persona.
“Sigurisht që pjesëmarrja do të jetë masive. Po flasim për një çështje që i tejkalon përmasat e Kosovës, është në interes të kombit shqiptar. Po flasim për një projekt që ka qenë projekti më i rëndësishëm politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Po flasim e po lypim drejtësi, sepse kemi të bëjmë me projektin UÇK dhe jo me individ. Pra pjesëmarrja nga Mitrovica është masive dhe presim që nga Mitrovica në Prishtinë të jenë minimumi 2 mijë veta.”, ka thënë Hamza për kanal10./Lajmi.net/