TË FUNDIT

Kur shoqëria hesht dhe xhelozia primitive merr jetë grash

Vrasja e Arlindës në Kosovë nuk është vetëm një tragjedi familjare, ajo nxjerr në pah një plagë shumë më të thellë të shoqërisë sonë, tolerancën e fshehtë dhe mbështetjen e heshtur që shpesh u jepet burrave të dhunshëm.

Në një ambient ku mentaliteti patriarkal ende dikton rregullat, shpesh ndodh që faji t'i vishet viktimës. Arsyetimet banale se "gruaja provokoi", apo se "këto janë punë familjare që s'duhen nxjerrë jashtë dyerve", janë refrene të dëgjuara pafund. Ky reagim i shoqërisë nuk bën gjë tjetër veçse ushqen dhe fuqizon dhunuesin. Xhelozia e sëmurë e burrave primitivë nuk është shenjë dashurie apo kujdesi, por një dëshirë patologjike për pronësi dhe kontroll absolut mbi jetën e gruas.

Kur kësaj xhelozie të verbër i shtohet edhe një shoqëri apo rreth familjar që hesht, normalizon sjelljet toksike ose anon nga ana e dhunuesit, skenat e tmerrit do të bëhen të pashmangshme. Përderisa shoqëria shqiptare do të vazhdojë të justifikojë burrat e dhunshëm dhe të minimizojë rrezikun e xhelozisë patologjike, asnjë grua dhe asnjë nënë nuk do të jetë e sigurt.

Deri kur do të vazhdojmë të mbyllim sytë para këtij mentaliteti vrastar? Deri kur xhelozia primitive do të vazhdojë të fshihet pas albisë së "traditës" apo "nderit"? Reagimi i shoqërisë ndaj dhunës duhet të jetë i prerë dhe pa asnjë lloj kushti, dhuna nuk ka arsyetim dhe dhunuesi nuk duhet të ketë mbrojtje.

Tragjedia e radhës, ishte në Kosovë, por ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në Shqipëri e kudo në botë. Mbyllur brenda mureve të shtëpisë, aty ku duhej të gjente siguri dhe ngrohtësi familjare, jeta e Arlindës u shua në mënyrën më brutale të mundshme. Një tjetër grua, një tjetër nënë, u shtua në listën e zezë të viktimave të dhunës në familjet shqiptare, duke lënë pas fëmijë të traumatizuar, familjarë të dëshpëruar dhe një shoqëri të tronditur që ende pyet, Kur do të ndalet kjo gjakderdhje e heshtur?

Vrasja e Arlindës nuk është thjesht një "kronikë e zezë" e radhës apo në thojza incident. Ajo përfaqëson një fat tragjik të një zinxhiri dështimesh institucionale dhe shoqërore. Statistikat e viteve të fundit për dhunën e vrasjet ndaj grave nga burrat shqiptarë flasin qartë, dhuna me bazë gjinore është një plagë e hapur që vazhdon të gërryejë themelet e shoqërisë sonë.

Shumë gra dhe nëna, përpara se të humbin jetën, përballen me muaj apo edhe vite heshtjeje, frike dhe mungese mbështetjeje. Ato vuajnë në heshtje, shpesh të izoluara nga paragjykimet e një shoqërie patriarkale, e cila në raste të caktuara fajëson viktimën ose minimizon sinjalet e alarmit.

Humbja e një nëne nuk është vetëm një krim kundër një individi, ajo është shkatërrimi i një bote të tërë për fëmijët e saj, është një boshllëk i pazëvëndësueshëm për fëmijën. Djali i Arlindës tani përballet me një realitet të pamëshirshëm, pa mbështetjen e ngrohtësinë e saj. Trauma e humbjes së nënës në mënyrë kaq të dhunshme do të lërë plagë të pashlyeshme në psiqikën e tij, duke kërkuar një angazhim afatgjatë dhe serioz të institucioneve sociale për t'u kujdesur për të.

Ajo që duhet urgjentisht është një reagim zinxhir institucional, duhet Zbatimi rigoroz i ligjit, gjykatat duhet të japin dënime maksimale dhe pa asnjë tolerancë për autorët e dhunës në familje. Policia dhe organet e rendit duhet të kenë mekanizma më të shpejtë dhe më efikasë për të parandaluar rritjet e konflikteve. Denoncimet e dhunës duhet të adresohen që në fillim për të parandaluar krimin, dhe jo të lihen në heshtje nga institucionet përkatëse dhe shoqëria. Edukimi i brezave të rinj kundër dhunës dhe mentalitetit primitiv në famije duhet të nisë që nga bankat e shkollës.

Tragjedia e Arlindës duhet të jetë kambana e fundit e alarmit. Është koha që pyetja "Ku po shkojmë"? të marrë një përgjigje përmes veprimeve konkrete, para se një tjetër nënë të shkëputet dhunshëm nga jeta e saj dhe e fëmijëve të saj. Çdo jetë e humbur nga dhuna në familje është një dështim i gjithë shoqërisë sonë. Heshtja është bashkëfajësi.

Dhuna ndaj gruas në Shqipëri dhe në Kosovë mbetet një nga sfidat më komplekse sociale, ligjore dhe njerëzore me të cilat përballen të dyja shoqëritë. Në të dyja vendet, mentaliteti patriarkal dhe frika nga gjykimi i rrethit shoqëror apo familjar shpesh e pengojnë viktimën të denoncojë dhunën në hapat e parë. Mungesa e pavarësisë financiare, e drejta e kufizuar mbi pronën dhe vështirësitë në tregun e punës e bëjnë shpesh të pamundur largimin e menjëhershëm nga mjedisi abuziv.

Por edhe në familjet shqiptare në Amerikë dhuna ndaj grave në disa familje është shumë prezente. Rasti konkret ish bashkëshorti Arlindës jetonte mes Kosovës dhe SHBA. Fakti që fenomeni i dhunës ka shoqëruar primitivitetin dhe mentalitetin e ulët patriarkal tek disa meshkuj shqiptarë edhe përtej oqeanit, bazuar edhe statistikave e organeve të rendit në Bronx e më gjerë, dhuna është prezente çdo ditë edhe në SHBA nëpër disa familje shqiptare, dhe rastet janë dramatike.

Abuzues apo shantazhues të tillë, i hasim kudo në jetën tonë, që si duket nuk ndjejnë pendesë për dënim që i kanë shkatuar familjes, por mos të harrojnë se dhuna brutale e tyre ushtruar ndaj gruas, nënës së fëmijëve, për pasojë sjell trauma të rënda edhe tek fëmijët. Ndikon negativisht në rritjen e edukimin e tyre. Studimet tregojnë se fëmijët që rriten në mjedise dhune janë viktima indirekte që mbajnë pasoja gjatë gjithë jetës, dhe mund të jenë dhunues në të ardhmen.

Çdo artikull, çdo emision, çdo fushatë duhet të shërbejë për të dënuar aktin dhe për t'u dhënë kurajë atyre që ende heshtin. Zgjidhja e këtij problemi nuk është vetëm detyrë e policisë apo e gjykatave, është një detyrim moral i të gjithë shoqërisë. Sot më shumë se kurrë, mesazhi duhet të jetë i qartë, "Heshtja nuk është zgjidhje, dhe asnjë grua nuk është më e vetme".

Renditjet ndërkombëtare të universiteteve nuk janë thjesht tabela statistikore ku institucionet arsimore vendosen në pozicione të ndryshme. Ato janë një instrument për të vlerësuar cilësinë e arsimit të lartë, kapacitetin…

Që në ish- Jugosllavi R e Maqedonisë sipas kushtetutës federale, po dhe shtetërore nuk ka qenë vetëm e maqedonasve, por edhe e shqiptarëve dhe turqëve, që të jemi më decid, derisa Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi ishin shtete…

Mosfunksionimi i sundimit të ligjit është në prag nëse marrëdhëniet e brishta të besimit midis qeverisë dhe qytetarëve, dhe midis vetë qytetarëve, nuk përmirësohen." Këshilli i shtetit paralajmëron për…

Shteti ynë i ngjan një ndërtese, të cilën banorët e saj e kanë ndotur pa pushim për vite me radhë, por që tani janë mbledhur para hyrjes për të protestuar kundër erës së keqe. Askush nuk e pranon…

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë nuk mund të kuptohet thjesht si një tragjedi familjare. Pas saj qëndron një histori e dhimbshme e konfliktit për përkujdesjen ndaj fëmijës, shfrytëzimin e pasurisë së përbashkët dhe…

Ballkani nuk është thjesht një hapësirë gjeografike në hartën e Evropës. Por është një rajon me histori të trazuar, me kujtesë të rëndë kolektive, me plagë që ende nuk janë mbyllur dhe me ëndrra…

Natyrisht, janë një tufë burimesh, faktorësh, forcash… që kanë ndezur dhe mbajnë në veprim krizat, trazirat, destabilitetin, protestat… në vendet kryesore të BE-së. Të brendshme e të jashtme. Të hershme e të reja apo…

Mospranimi eventual i kërkesave për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas protestave të 28 dhe 29 tetorit 2026, mund të shndërrohet në një…

Dhuna familjare – dukuri shoqërore dhe rrezik kriminal Nga këndvështrimi sociologjik dhe kriminologjik, vrasjet në kuadër të dhunës familjare nuk janë raste të izoluara, por pasoja të një dukurie që kërkon parandalim, trajtim…

Është vrarë me sëpatë nga kunati i saj, edhe pse kishte pasur nga Gjykata e Pejës një urdhër mbrojtës. U vra me sëpatë në shtëpinë e saj. Dyshohet se ky krim makabër ka ndodhur edhe në praninë e…

Në një demokraci, zbatimi i ligjit nga policia nuk është përgjegjësi personale e ministrit të Drejtësisë apo e ministrit të Brendshëm, aq më pak në kuptimin që ata të ndërhyjnë në vendimet e organeve të…

Katër ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet e Kosovës më në fund lëvizën. Policia pezulloi njëmbëdhjetë zyrtarë, mes tyre drejtuesin e rajonit të Pejës dhe komandantin e…

Vrasja e Arlinda Zekajt e ka tronditur Kosovën. Një grua që kishte trokitur në dyert e drejtësisë dhe kishte kërkuar mbrojtje, përfundoi viktimë e asaj prej së cilës kishte frikë. Para një tragjedie të tillë, zemërimi…

Qindra qytetarë të Kosovës dje demonstruan në mbrojtje të jetës së grave pasiqë ngjarja e fundit e sensibilizoi opinionin publik. Në vitet e fundit në Kosovë janë shtuar rastet e krimit dhe vrasjeve të grave. Për pasojë…

Sigurisht, po ndjek me vëmendje të shtuar jo vetëm humbjen e merituar, ose fundin pa lavdi të Aleksandër Vuçiç (ish-ministrit të propagandës të Millosheviçit/kasapit të Ballkanit si dhe për 14 vite Nr. 1 i Serbisë), por…

Shqipëria ka pasur profesorë të mëdhenj si Eqrem Çabej, Aleks Buda e shumë të tjerë, të cilët e ndërtuan autoritetin e tyre mbi dije të thella, kërkime shkencore dhe vepra me vlerë të qëndrueshme kombëtare. Sot,…

Zhvishe petkun e despotit, vish rason e murgut dhe IK! Pa e kthyer kokën pas, pa asnjë pendesë për zullumet e tua! Mendoje edhe një herë, me qetësi, dorëheqjen. Pastaj… IK! IK! Zhvishe petkun e sundimtarit, hiqe mantelin e pushtetit dhe…

Të mërkurën, në të njëjtën ditë, ndodhën dy gjëra që tregojnë sa larg kanë shkuar Tirana dhe Uashingtoni nga njëra-tjetra. Në Uashington, dy kongresmenë republikanë, Joe Wilson dhe Keith Self, i shkruan…

Arlinda Zekaj kishte në dorë një urdhër mbrojtjeje gjashtëmujor, një vendim gjykate që i njihte të drejtën mbi shtëpinë dhe një vlerësim të prokurorit se kthimi i menjëhershëm atje mund t’i rrezikonte jetën….

Ka fraza që shqiptohen nga njerzë t[ë mëdhej, por që nuk plaken kurrë. Ka fjalë që, ndonëse të thëna vite më parë, vazhdojnë të godasin ndërgjegjen e një kombi edhe sot. E tillë është…

Bashkimi Evropian-BE është një bashkim politik dhe ekonomik i 27 shteteve evropiane që bashkëpunojnë për të garantuar paqen, sigurinë, përparimin dhe zhvillimin e bashkimit. Objektivat e tij kryesore janë -Paqja dhe stabiliteti midis…

Rasti i Arlinda Zekajt dhe dështimi i familjes, shoqërisë dhe institucioneve shtetërore për ta mbrojtur jetën e gruas. Mos pritni që një grua të vritet për ta besuar. Mos pritni një funeral për të kërkuar përgjegjësi….

Protesta e sivjetme e nisur si e bukura e dheut me emrin “Flamingo” dhe që aktualisht po udhëton në rrugë e më shumë mendje si “Protesta studentore”, edhe ky një emërtim tërheqës për shoqërinë, në vetvete…

Lajmi se Vuçiqi i humbi zgjedhjet, e ka tronditur Ramën. Ne plot 14 vite jemi mësuar vetëm të korrim fitore, i shkruan Rama, Vuçiqit. Basti ynë se cili do binte i pari, më nxori fitues. Taktika jote (që të ma punosh mua) të zgjidhesh…

Zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri, aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe çështjet e pazbardhura nga periudha e luftës në Kosovë, janë ndër temat për të cilat ka folur Dritan…

Barazia gjinore mes djalit dhe vajzës duhet të mësohet në shtëpi dhe të përsëritet në kopsht, në shkollë dhe në fakultet. Burri shqiptar duhet të mësojë se pa dashuri, pa drejtësi dhe pa barazi, nuk ka as familje…

Me 3 shkurt 1990, në kohen kur arsimi shqip në Kosovë po përballej me një nga përiudhat më të rënda të historisë së tij, një grup arsimtarësh dhe drejtusish shkollash ndërmorren nismën historike për themelimin e…

Kur një universitet drejtohet nga një njeri që, sipas interesit të çastit, sillet si prokuror, si avokat, si gjykatës apo si ligjvënës, atëherë akademia rrezikon të shndërrohet në një aparat burokratik, ku procedura…

Urdhri i gjykatës, aktakuza dhe ndalimi nuk e shpëtuan Arlinda Zekajn. Hallkat që dështuan janë prokuroria dhe policia, por zhurma politike po drejtohet kryesisht te Ministria e Drejtësisë. Dorëheqja e një ministreje nuk ndreq zinxhirin që…

Serbia ka që nga korriku një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara. Kosova, aleatja më e sinqertë e Amerikës në Ballkan, e ka të pezulluar të sajin që nga shtatori i vitit 2025. Të premten e kaluar Ambasada amerikane në Prishtinë e tha…

Karakteri i hapur i demokracive përbën forcën e tyre, por përcakton edhe dobësinë e tyre. Ato janë të ndjeshme ndaj ndikimit nga kundërshtarët që mund të thirren në hapësirën dhe lirinë që ofron demokracia dhe nuk…

Ka njerëz që hyjnë në politikë për t’i shërbyer atdheut. Ka të tjerë që hyjnë në atdhe për t’i shërbyer vetvetes. Të parët e shohin pushtetin si përgjegjësi; të dytët si mundësi…

Lista Studentore do ta vazhdojë dialogun me Kosovën, të zhvilluar gjatë qeverisjes së mëparshme. Kjo nënkupton edhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të…

Bota Sot shkroi se pas humbjes së Aleksandar Vuçiqit, Lista Serbe në Kosovë mbeti pa patron. Por Vuçiqi nuk humbi vetëm aleatin e tij në veri të Kosovës. Ai humbi edhe zërin e partnerit më të afërt që kishte në…

Historiografia e një kombi nuk shkruhet vetëm me bojën e dokumenteve zyrtare apo me gjakun e fushëbetejave; ajo frymëzohet dhe merr jetë mbi të gjitha në shpirtin e miteve dhe legjendave që trashëgohen brez pas brezi. Këto rrëfime…

Për më shumë se një dekadë, në veriun e Kosovës politika e serbëve është bërë nga Beogradi. Lista Serbe nuk ka qenë thjesht një parti e komunitetit serb. Ka qenë dega e Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar…

A i duhet Shqipërisë një frymë e re? I dashur lexues, Kur një shoqëri përfshihet nga tensionet politike, protestat dhe pakënaqësitë qytetare, pyetja kryesore nuk duhet të jetë vetëm kush ka të drejtë në…

Ndryshimet politike në Serbi dhe pjesëmarrja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare e rikthejnë në vëmendje një çështje që nuk mund të trajtohet vetëm përmes numrave të…

Pa njohjen e së kaluarës, pa drejtësi për viktimat dhe pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pajtimi i qëndrueshëm në Ballkan mbetet një sfidë e madhe. Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi kanë…

Në cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë civile, e konsideroj të nevojshëm hapjen e një debati të gjerë publik mbi dorëheqjen e qeverisë Rama dhe mundësinë e një zgjidhjeje institucionale që garanton…

Dëmi më i madh që Edi Rama i ka shkaktuar shoqërisë shqiptare nuk matet vetëm me problemet ekonomike, korrupsionin apo dobësimin e institucioneve. Ai qëndron edhe në deformimin e sistemit të vlerave, në përmbysjen e hierarkisë së…

Të dielën mbrëma, ndërsa në Beograd festohej rënia e Aleksandar Vuçiqit, disa qindra të rinj qëndronin sërish para Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Të hënën, në…

Të dielën, 25 tetor, Serbia bëri atë që shumëkush në rajon e mendonte të pamundur: e largoi nga pushteti Aleksandar Vuçiqin përmes kutisë së votimit. Sipas rezultateve paraprake, Lista Studentore mori rreth 52.5 për qind të…

Të dielën në mbrëmje, Aleksandar Vuçiqi bëri atë që shumëkush në Prishtinë nuk e besonte: pranoi humbjen. Sipas projeksioneve të para, Lista Studentore merr rreth 52 për qind të votave dhe shumicën në Kuvendin e…

Në Hungari, pas 16 vitesh pushteti të pandërprerë, Orban humbi zgjedhjet. Në Serbi, pas më shumë se një dekade kontrolli pothuajse absolut, Vuçiçi pranoi mbrëmjen e së dielës humbjen ngase Lista e Studentëve kishte fituar…

Në orën 20 të mbrëmjes së djeshme në Serbi u mbyllën qendrat e votimit dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njoftoi paraprakisht se diku nga ora 11.00 e asaj mbrëmjeje do të komunikonte fitoren e partisë së tij…

Në dy shkrimet e mia paraprake, kam bërë një analizë më të detajuar lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, kurse tani do të përmendi një arsye komplementare se, a do të mund të zbatohet ky ligj,…

Kur burokratët uzurpojnë universitetin dhe shkenca vihet në pranga

Diskriminimi nis dhe mësohet në shtëpi

Themelimi i celules së parë të arsimit në Kosovës

“Rama po e çon Shqipërinë drejt një krize të thellë” – Goxhaj me paralajmërim të fortë, ngre pikëpyetje edhe për vrasjet e figurave të UÇK-së

Vizat amerikane nuk janë privilegj për pushtetarët e korruptuar!

Kur shoqëria hesht dhe xhelozia primitive merr jetë grash

Në Bërvenicë duhet të vendosin qytetarët, jo politika nga lart!

Universitetet nuk maten me emrin, por me cilësinë e dijes që prodhojnë

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Aktorja britanike Georgia May Foote ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e reja nga pushimet në Dubai, ku është shfaqur…

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun janë fotografuar së bashku në New York, ku kanë shijuar një mbrëmje në Upper West…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *