TË FUNDIT

Faton Peci: Rrëzimi i Osmanit mund të jetë skenar i Serbisë

Faton Peci: Rrëzimi i Osmanit mund të jetë skenar i Serbisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se zërat e fundit për rrëzimin e Osmanit mund të jenë të orkestruara nga Serbia.

Këto deklarime i bëri sonte në T7, ndërsa shtoi se me këtë skenar synohet destabilizimi institucional i vendit, përcjell lajmi.net.

Tutje, njëri prej drejtuesve të Listës GUXO potencoi se kjo ka bëjë me mosgatishmërinë e Serbisë për të respektuar marrëveshjen e Ohrit dhe do të synojë çdo opsion të mundshëm për të krijuar çarje.

“Me këtë skenar synohet të krijohet një destabilitet institucional në Kosovë dhe lidhet me marrëveshjen e fundit në Ohër. Kjo marrëveshje nuk është e shkëlqyer, sic tha Kryeministri, por Beogradi zyrtar është në një ngërç.

Ky skenar mund të vijë edhe nga jashtë Kosovës. E thashë, atje ekziston një ngërç i madh në Serbi. Nuk ka vullnet te pala serbe që të zbatohet kjo marrëveshje”, tha veç tjerash Peci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *