TË FUNDIT

Panik në fluturimin Prishtinë-Basel: Pasagjeri thyen xhamin e avionit, neurokirurgu kosovar u del në ndihmë udhëtarëve

Një incident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fluturimin e kompanisë EasyJet nga Prishtina drejt Baselit, duke shkaktuar momente paniku dhe frike te qindra udhëtarë në bord.

Sipas informacioneve që KosovaNews ka siguruar nga disa pasagjerë që ndodheshin në aeroplan, ngjarja ka nisur rreth gjysmë ore pas ngritjes së avionit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, në fluturimin e planifikuar për në Basel, me nisje në orën 20:05.

Fillimisht, një grua rreth 40 vjeqare gati eshte alivanosur pasi dyshohet se kishte pësuar rënie akute të tensionit të gjakut dhe gjendje the theksuar ankthi gjatë fluturimit.

Ekuipazhi i aeroplanit ka kërkuar menjëherë ndihmë nga pasagjerët, duke pyetur nëse ndodhej ndonjë mjek në mesin e udhëtarëve. Për fat të mirë, në bordin e aeroplanit ndodhej një mjek nga Kosova, i cili punon në një spital në Gjermani.

KosovaNews merr vesh se mjeku nga Kosova është dr. Valon Baraliu, Neurokirurg ne Gjermani.

Pas ndërhyrjes së tij dhe dhënies së ndihmës së parë, pasagjerja është stabilizuar dhe ka rikthyer vetëdijen, duke shmangur komplikime të mëtejshme shëndetësore.

KosovaNews ka kontaktuar Dr.Baraliun dhe kerkuar nje prononcim per ngjarjen. Dr. Baraliu ka konfirmuar ngjarjen dhe ndërhyrjen e tij për t’i ofruar ndihmë pasagjeres.

“Po, unë së bashku me qindra udhëtarë isha në fluturimin e kompanisë easyJet të orës 20:05 në linjën Prishtinë-Basel. Rreth gjysmë ore pasi u nis avioni, një udhetare rreth 40 vjeqare ka perjetuar nje gjendje te rende Aritmie akute, me Hiperventilim, Vertigo dhe gjendje te avansuar ankthi dhe sulmi paniku. Ekuipazhi dhe pilotët kërkuan ndihmë permes altoparalantit, duke pyetur nëse kishte ndonjë mjek në bord. Unë pa hezitim u ngrita dhe i ofrova ndihmë profesionale pacientes ashtu si e kerkon detyra dhe profesioni im. Ne Bord ishte edhe nje infermiere e re e cila na u bashkangjit sebashku me ekuipazhin e aeroplanit i cili ishte ne gatishmeri dhe shume perkrahes gjate gjithe kohes.

Pas intervenimit tim, gjendja e pacientes u stabilizua dhe ekuipazhit i sugjerova se mund ta vazhdonim udhëtimin pa pasur nevojë për një ulje emergjente”, ka thënë Baraliu për KosovaNews.

Megjithatë, situata në avion nuk përfundoi aty. Situata në avion për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, kur një udhëtar ne pjesen e prapme te bordit, theu dhunshem xhamin e brendshëm të dritares se avionit.

Sipas dëshmive të pasagjerëve, rreth gjysmë ore pas incidentit të parë, një udhëtar tjetër rreth moshes 42 vjeqare, shtetas zvicerrian me prejardhje nga Kosova pa ndonje shkak te dukshem ka filluar papritur të shfaqë sjellje agresive dhe të dhunshme. Sipas dëshmitarëve, ai ka thyer komplet një pjesë të xhamit të brendshëm pranë dritares se ulëses së tij, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri te pasagjerët.

Këtë e konfirmon edhe mjeku nga Kosova, Valon Baraliu, të cilit i ishte kërkuar sërish ndihmë nga ekuipazhi për ta vlerësuar gjendjen psikosomatike te pasagjerit.

“Pak kohë pasi ndodhi rasti me udhetaren siq ju shpegova, ne pjesen e prapme te Bordit te aeroplanit dëgjova një zhurmë, qe korrespondoi me thyerjen e xhamit te brendeshem te dritares nga nje udhetar pa ndonje shkak te dukshem. Udhëtarët e asaj pjese u kapluan nga paniku. Personi ne fjale,rreth 42 vjeq kishte thyer xhamin e mbrendshem pranë dritares së avionit. Ekuipazhi më kërkoi përsëri që ta ekzaminoja gjendjen e tij psikofizike. Unë ju afrova, ndërsa personi, edhepse dukej fizikisht stabil, nuk fliste asnjë fjalë dhe nuk reagonte fare ne pyetjet e mija.A ka qene nen ndikim te ndonje medikamenti ose ne ndonje gjendje crregullimi ose sforcimi mendor ne momentin e kryrjes se vepres, nuk mund ta konfirmoj pa I bere analizat perkatese. Mepase udhetari ne fjale është mbajtur ne mbikqyrje nga disa udhëtarë deri në momentin e uljes së aeroplanit në Aeroportin e Baselit, ku më pas është marrë në kontroll nga Xhandarmeria e Aeroportit te Baselit.

Me duhet te theksoj qe gjate gjithe kohes, edhe ne rastin e pare edhe te dytin, Ekipazhi i Easyjetit kane qene shume profesional, human dhe perkrahes, dhe perkunder te gjithave, e kane mbajtur situaten nen kontrolle me vetmohim dhe qetesi” dhe ka deklaruar ai.

Dëshmitarët kanë përshkruar atmosferën në bord si tejet të tensionuar, duke thënë se shumë pasagjerë, përfshirë familje me fëmijë, kanë përjetuar momente paniku për shkak të zhvillimeve të njëpasnjëshme gjatë fluturimit.

KosovaNews ka kontaktuar me kompaninë easyJet dhe me Policinë e Baselit lidhur me rastin. Kompania easyJet ka konfirmuar pranimin e pyetjeve tona dhe ka premtuar se do të ofrojë detaje shtesë pasi të marrë informacione më të hollësishme për ngjarjen.

Ndërkohë, veprimi i shpejtë dhe profesional i neurokirurgut kosovar, Dr. Valon Baraliu, është vlerësuar nga ekuipazhi dhe Kapiteni i avionit dhe nga pasagjerët si vendimtar në ofrimin e ndihmës së menjëhersh memjekesorepër udhëtaren, duke dëshmuar edhe një herë kontributi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *