TË FUNDIT

Policia e zë “papiqulon” e Prishtinës që po “shurdhonte” kryeqytetasit me muzikën në veturën e tij

Policia e zë “papiqulon” e Prishtinës që po “shurdhonte” kryeqytetasit me muzikën në veturën e tij

Policia e Kosovës ka ndaluar drejtuesin e veturës që është bërë virale gjatë ditëve të fundit në kryeqytet.

Vetura e tipit “BMW”, ishte bërë virale në rrjete sociale për shkak të zhurmës nga muzika e lëshuar nga drejtuesi i automjetit, shkruan lajmi.net.

Qytetarët ishin ankuar se nuk po mund të jenë të qetë nga muzika e lartë që vjen nga kjo veturë.

Pamjet nga ndalimi i veturës në fjalë nga policia janë publikuar nga grupi “Vrojtuesit e lagjes”.

“Askush mbi ligjin, as papiqulo…”, thuhet në postim duke aluduar në këngën “Papi Chulo” e cila dëgjohej nga vetura në disa nga videot e publikuara në rrjete sociale. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *