Postimi skandaloz me sulme ndaj mediave, AGK i reagon ashpër kryekëshilltarit të Osmanit
Postimi skandaloz me sulme ndaj mediave, AGK i reagon ashpër kryekëshilltarit të Osmanit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ashpër pas postimit skandaloz të shefit të kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, i cili po pretendon se raportimet për rrëzimin e mundshëm të presidentes nga Kushtetuesja, janë pjesë e luftës speciale të organizuar nga Beogradi.
Madje ai shkon edhe më larg duke përmendur kriminelët e veriut, shkruan lajmi.net.
AGK në reagimin e saj thotë se kjo gjuhë është e papranueshme dhe shumë e rrezikshme e cila rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë.
Postimi i plotë:
Jo për herë të parë, Blerim Vela – Shef i Stafit të Presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani, ka sulmuar mediet e Kosovës, pas raportimeve për një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për deputetë të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, që si zinxhir mund të vë në pikëpyetje zgjedhjen e Presidentes.
Vela në një postim skandaloz në Tëitter, thotë se raportimet e medieve të Kosovës “janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhën në listën e zezë të SHBA-së”.
Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të zotit Vela ndaj medieve.
Teksa merr pjesë në Samitin e Demokracisë, AGK-ja i bën thirrje të përsëritur presidentes Vjosa Osmani që përfundimisht të ndalojë sulmet ndaj medieve nga kabineti i saj, e që shërbejnë si presion direkt në punën e tyre. /Lajmi.net/