Ushtronin prostitucion tek “Muharrem Fejza”, arrestohen dy femra dhe një mashkull
Ushtronin prostitucion tek “Muharrem Fejza”, arrestohen dy femra dhe një mashkull
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të mundësimit/ detyrimit të prostitucionit si dhe armëmbajtjeve pa leje në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Pas kësaj, Policia ka arrestuar tre persona të dyshimtë, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura, duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave.
Si prova materiale në këtë rast janë sekuestruar: Tre telefona, 80 euro, një pistoletë me 4 copë fishekë.
Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara tjetër është liruar./Lajmi.net/