Shqiprim Arifi akuzon Kurtin dhe Kamberin për keqpërdorime të fondeve me miliona euro
Shqiprim Arifi akuzon Kurtin dhe Kamberin për keqpërdorime të fondeve me miliona euro
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka akuzuar se nga bashkëpunimi i ngushtë në mes Vetëvendosjes dhe PVD-së janë dëmtuar miliona euro.
Madje ai tha se kurora e dëmeve të shkaktuara nga ky bashkëpunim nuk përfundon vetëm me skandalin e fondit 1,2 milionë euro.
“Mjetet kanë qenë të dedikuara për komunën, por përfunduan në xhepat private të shoqërisë së Albinit, Shaipit, Arditës dhe Liburn Aliut. Ka ndodhur edhe diçka tjetër në Luginën e Preshevës e që është e dëmshme për neve. Këtu prapë fajet dhe përgjegjësinë e ka Kurti dhe VV. Ka ndodhë që nëpërmjet medijimit tendencioz të VV-së dhe Albinit, nuk kemi mund që në vitin 2022 me kriju listën e përbashkët të njëjtë siç e kemi pasur në 2020”,tha Arifi.
Ai theksoi se i kanë dhënë ndihmë Shqip Kamberit, që të përçahen listat.
“Vetëvendosja është parti që prej në start ka ideologjoziuar të rinjtë dhe të rejat tona. Unë nuk kam fare interes, interesi im është Lugina e Preshevës dhe me u përfshi në krejt këto probleme dhe në dialog me mund me përfitu ne. Ne jemi shqiptarë të diskriminuar e të pasivizuar. Ne s’kemi nevojë për një parti e një qeveri që bën edhe më tepër përçarje te ne. Ne kemi nevojë për përkrahje. Ne kemi nevojë për suport, për inkludim e jo për segregim për tendecim. Ne kemi nevojë për projekte. Kuptone se ne jemi në zor këtu”,shtoi ai./Lajmi.net/