Hoffenheim ia dedikon Albian Hajdarit fitoren ndaj Monchengladbach
Hoffenheim mori një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach, duke qenë e para këtë edicion si mysafir.
Skuadra gjermane e nisi më zbehet këtë sezon, por duket se tani kanë rigjetur formën kurse kanë për objektiv ngjitjen sa më parë në pjesën e epërme të tabelës.
Këtë fitore, Hoffenheimi ia kushtoi dyshes Albian Hajdari dhe Nathan de Cat, të cilët po mungojnë shkaku i lëndimeve.
View this post on Instagram A post shared by TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim)
Hajdari e la prapa lëndimin që pësoi me Kosovën por fatkeqësisht lëndoi këmbën në stërvitje me klubin gjerman, kësisoj do të mungojë edhe për disa javë.
Ndërkohë, është ende e paqartë nëse ylli i Kosovës do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e muajit nëntor kundër Izraelit dhe Irlandës. /Telegrafi/
