“Nëse kjo ndodh, e humbim luftën…”, Zelensky paralajmëron për fatin e Ukrainës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij do të humbiste luftën kundër Rusisë, nëse Shtetet e Bashkuara do të ndryshonin anë dhe do të mbështesnin Moskën.
"Nëse Shtetet e Bashkuara mbështesin Rusinë, sigurisht që nuk do të qëndrojmë", tha Zelensky në emisionin "Meet the Press" të NBC-së.
“Tërheqja e mbështetjes ekzistuese të SHBA-së për Kievin do të ishte një gabim historik dhe një tragjedi e madhe", tha ai.
Zelensky:If the U.S. supports Putin, I mean, it's unbelievable. It's a tragedy, a historic mistake and a big tragedy.If the U.S. officially takes the side of Russia, of course we will not prevail. We will not be able to stand. https://t.co/orMhjmT5aS — Clash Report (@clashreport) October 18, 2026
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këtë javë hoqi sanksionet e reja ndaj Rusisë, të miratuara nga Kongresi, dhe njoftoi një marrëveshje për naftën me Kremlinin, të cilën shumica e ekonomistëve thonë se nuk do të ndihmojë në uljen e çmimeve të naftës në SHBA.
Trump e arsyetoi vendimin me interesat kombëtare të SHBA-së.
Zelensky paralajmëroi se lehtësimi i kufizimeve do ta forcojë Putinin në synimet për pushtimin e Ukrainës, por tha se ende shpreson që Trumpi t’i ndryshojë vendimet e tij.
“Ne duam t’i besojmë atij”, deklaroi presidenti ukrainas për NBC News. /Telegrafi/
