TË FUNDIT

Real Madridi e “shpartallon” Sevillan dhe i çon mesazh Barcelonës

Real Madridi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga.

“Los Blancos” zhvilluan paraqitje të shkëlqyer për të fituar me rezultat 4-1.

Arda Guler me një supergol pas asistimit të Diomande e kaloi Realin në epërsi (30’).

Shtatë minuta më vonë, Kylian Mbappe dhuroi spektakël për të dribluar dy lojtarë e pastaj portierin dhe dërgoi topin në portë (37’).

Francezi u përkujdes edhe për të tretin, njëkohësisht të dytin personal duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (63’).

🔟/🔟 https://t.co/k5vftmR39C — Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 18, 2026

Sevilla dha pak “shenja jete” për të ngushtuar rezultatin pas bashkëpunimit të dyshes Sebastian dhe Stassin (80’).

Megjithatë, Diomande e kompletoi paraqitjen spektakulare me një supergol nga distanca (82’).

Reali me këtë fitore zë pozitën e tretë me 21 pikë ndërsa Sevilla renditet në vendin e gjashtë me 14 sosh./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *